Connect with Us

Mona mbledh bandën e LSI-së në Korçë/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Kryemadhit në qytetin juglindor

Politikë

Mona mbledh bandën e LSI-së në Korçë/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Kryemadhit në qytetin juglindor

Publikuar

-

Ditën i djeshme Monika Kryemadhi, kryetarja e komanduar, nga presindeti Ilir Meta, e LSI-së, zhvilloi një takim në kinemanë e Korçës.

Një takim në një sallë që merrnin pjesë rreth 200 veta, ku në fillim të rreshtave ishin disa të rinj dhe më tej në sallë shikoje përfaqësuesit më të korruptuar të politikës në Korçë, kudo të shpërndarë: ish-deputetë dhe banda e hajdutëve të LSI-së.

Filluar që me Ilir Metën, ata futën tentakulat e tyre të korrupsionit në amdinistratën shtetërore, nga viti 2009 deri në vitin 2013, duke u kthyer në një grup gjobaxhinjsh të pështirë, madje, për më tepër, shpesh herë janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Janë hajdutërit që qëndruan në pushtet edhe në mandatin e parë të Rilindjes, që luftuan që Rilindja të vinte në vitin 2013 në krye të qeverisë, që ata të ruanin karriget e tyre në shumë institucione, përfshirë këtu edhe Bashkinë e Korçës, ku kishin një pjesë thelbësore dhe e morën me marrëveshjen që bënë me socialistët.

Ishin tek patentat, ishin tek rrugët, ishin në universitet, janë dhe pedagogë, janë tek tatimet, një pjesë e tyre ende nëpër detyra e funksione. Megjithëse dje fshiheshin të mos kapeshin nga aparatet fotografikë dhe kamerat, janë në administratën e Rilindjes, bëjnë sikur janë socialistë, por janë thjeshtë dhe vetëm banda e hajdutëve të LSI-së.

Këta mblodhi dje Monika dhe desh t’i shiste sikur ishin një pjesë LSI-stësh të rinj, a thua se në një qytet si Korça, me një kampus me rreth 6000 studentë, është e vështirë të gjesh 20 të rinj për rrjeshtat e parë dhe më pas mbledhin më hajdutët e 8 viteve të pushtetit me PD-në dhe Rilindjen e Ramës, t’i fshehësh nga pas dhe të mbushësh sallën me familjarët e tyre, me shpresën se do vish prap në pushtet, apo do bësh marrëveshje me Ramën për të vazhduar vjedhjen dhe për t’i nxjerrë sërish në skenë bandën, për t’i aktivizuar ata.

LEXO EDHE:  Krimi në familje në Korçë/ Autori e kishte paramenduar, bllokoi derën me orendi

Emrat janë të përveçëm, ata i di gjithë Korça. Ata janë në instistucione disa, shumë prej tyre janë larguar, por për 8 vite u majmën. Ashtu siç e theksuam më lart janë kapur duke vjedhur vota, në më shumë se një rast, por janë të lirë, shijojnë jetën e tyre, ato që vodhën dhe u grabitën qytetarëve korçarë.

Për këtë kanë festuar edhe dje, duke u mbledhur si një bandë hajdutësh dhe gjobaxhinjsh, në qendër të Korçës, për të festuar e për të na treguar se ata janë gjallë dhe tani po ndjekin nga pas Monën e tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Kërcënohet me jetë gjyqtari në Korçë

LEXO EDHE:  "Po bën një punë të shkëlqyer"/ Ilir Meta takohet me Majlinda Bregun

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Sherr për varrin e nënës/ Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes në Korçë

LEXO EDHE:  Drejtonin automjetin të dehur/ Arrestohen dy shtetas

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Bashën, Glover i shkon në zyrë Kryemadhit

LEXO EDHE:  “Ne duhet të fitojmë kohën e humbur”/ Paralajmëron Monika Kryemadhi

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE