LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dogjën makinën gjatë natës/ Flet gardiani i burgut: Kam pasur probleme kohët e fundit

19 Janar 2020, 10:43, Kronika CNA
I dogjën makinën gjatë natës/ Flet gardiani i burgut: Kam

Një automjet është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.

Makina ishte në pronësi të gardianit të burgut të Shënkollit, Nikollë Prenga.

Ndërkohë që paraprakishte dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllmishme, vetë gardiani i burgut ka pohuar se ngjarja mund të këtë lidhje me biznesin e tij, ku ka patur probleme kohët e fundit.

??Kam dyshimet e mia, i kam treguar në polici. Makina ime nuk ka pasur probleme teknike. S?ka pasur asnjë problem elektrik. Është për t?u parë gjithçka.

Unë punoj në këtë burg, s?kam asnjë shkak për arsye detyre, por ngelet për t?u parë. Nuk kam asnjë konflikt pune. Kur nuk sheh njeri, dhe nuk ke parë e dëgjuar gjë, si vë dot gishtin kujt?Mund të kemi konflikte të vogla, por jo të mëdha.

Ne kemi një biznes të vogël këtu dhe disa persona janë futur jashtë gjërave ligjore, sa i përket të drejtave pasurore. Ne i kemi paralajmëruar se janë futur gabimisht, pasi kanë marrë kontrata me dokumente false, çështje që ka shkuar dhe në polici. Dyshimet janë nga të gjitha anët dhe se di, jam pak i lodhur shpirtërisht. Apeli im është që të zbardhen të gjitha çështjet të tilla. Këto janë çështje terroriste. Nëse ekziston dora e njeriut, është terroriste.?, është shprehur Prenga.

Ndërkaq, policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga