Connect with Us

Horoskopi i ditës, 19 janar 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 19 janar 2020

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ece për bukuri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Beqaret do jene me te rezervuar dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne fakt kështu kane për te humbur disa mundësi interesante. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do ndiheni mjaft te kënaqur.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni me te vendosur te merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përforcohet akoma me shume. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat sa me shtruar dhe prisni momentin e duhur sepse asgjë nuk mund te behet me zor. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida dhe gjerat do ecin si duhet.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj çdo gjë do varet prej jush. Flisni hapur dhe mos besoni aspak tek fjalët e te tjerëve. Beqaret do i kushtojnë me tepër vëmendje një personi qe kane pak kohe qe e njohin. Merkuri do ju nxite te merrni masa dhe te ndiqni strategji te mira ne planin financiar. Gjendja do jete shume me e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat me te zjarrta. Beqaret do takojnë një person i cili do i mahnite. Duke e pasur mendjen tek ai do harrojnë edhe te hane e te pine. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Nuk do ndiheni aspak te qete sot ju te dashuruarit. Ne shume momente do keni dyshime për partnerin dhe nuk do arrini te qartësoni asgjë. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por do ndihen si te burgosur dhe nuk do lëvizin dot. Ne planin financiar gjithçka ka për te ecur me se miri nëse arrini ta kufizoni veten dhe te shpenzoni gjithmonë me plan. Ne te kundërt do përballeni me probleme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e kënaqshme sot edhe pse nuk do përjetoni ndonjë emocion te pakufishëm. Po nuk bëtë intriga ndaj tjetrit dhe po e deshët atë me zemër edhe problemet e vogla mund te zgjidhen menjëherë. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri. Çështjet financiar nuk do jene ashtu si e keni ëndërruar megjithatë nuk priten probleme serioze.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e favorizuar sot. Do jeni edhe me shprehës dhe do mbani një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin. Beqaret do kenë frike te guxojnë dhe nuk do i shprehin ato qe kane ne zemër dhe ne mendje. Kjo do jete edhe arsyeja qe ata do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar fati do vazhdoje te jete ne anën tuaj dhe nuk do keni aspak vështirësi.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do gjeni ekuilibrin duke toleruar nga pak te dy dhe duke menduar për te ardhmen. Beqaret do mund ta ndryshojnë statusin pa u munduar shume. Yjet do jene te gjithë ne krahun e tyre. Problemet financiare mos i lini për nesër sepse situata mund te përkeqësohet akoma me shume. Kërkoni edhe ndihme po te jete nevoja.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do ngrihen shume pikëpyetje sot për jetën tuaj ne çift dhe vazhdimësia e lidhjes do vihen ne pikëpyetje. Nëse qëndroni veçmas dhe mendoni nuk do zgjidhni asgjë, kështu qe sa me pare flini hapur me njeri-tjetrin dhe do gjeni zgjidhje për gjithçka. Beqaret nuk do ndihen gati për ta kërkuar dashurinë. Financave bëni mire t’iu kushtoni vëmendje sepse ne te kundërt situata mund te dale jashtë kontrollit.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do bëni gabime te njëpasnjëshme me partnerin ju te dashuruarit dhe ne një moment ai mund t’iu kthehet keq. Ne fakt ka duruar shume kështu qe ju duhet një mësim për te mos vepruar me si me pare. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te hedhin hapa pa qene shume te bindur. Buxhetin duhet ta menaxhoni sa me mire ne mënyrë qe te t’iu dalin paratë për gjithçka do keni nevoje.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Atmosfera ne çift nuk do jete aspak e ngrohte gjate kësaj dite. Ne shume momente do keni debate te forta dhe do bëni gjera vërtet te gabuara. Beqaret nuk duhet te dekurajohen edhe sikur te mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak pasi gjithçka ndodh për një arsye. Sektori i financave do jete goxha i mire. Përfitoni për te bere investime dhe për t’ua shlyer borxhet miqve tuaj.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk pritet ndonjë emocion i jashtëzakonshëm, por me ne fund do gjeni zgjidhje edhe për disa probleme te vogla qe me pare ju kane shqetësuar. Beqaret duhet t’i mendojnë gjerat me seriozisht nëse duan vërtet ndryshime. Buxheti do konsolidohet akoma me shume kështu qe do e kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk ka vend për panik”/ Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet masivisht duke regjistruar dhjetëra viktima çdo ditë që kalon.

Për kurimin e këtij virusi ka folur së fundmi edhe eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i cili deklaron se vaksina do kërkojë disa muaj punë për tu krijuar dhe më pas për të hyrë në prodhim.

Drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, tha në një lidhje në Skype për Zërin e Amerikës, se ndonëse koronavirusi është më pak i njohur se gripi, nuk ka vend për panik.

LEXO EDHE:  Moti vazhdon kapriçot, reshje bore deri në bregdet/ Marsi rrezikon…

LEXO EDHE:  Moti vazhdon kapriçot, reshje bore deri në bregdet/ Marsi rrezikon…

Domi thekson se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëshironi të kurorzoni dashurinë tuaj në dasëm?/ Aplikoni tani dhe fitoni një udhëtim mjalti

Publikuar

-

Nga

E keni menduar që dikush mund t’ju organizojë dasmën falas?

Për të disatin vit rradhazi në TEG vijnë të organizuara ceremonitë martesore më të vecanta. TEG dhe agjensia Ami Event risjellin aktivitetin që do t’I japë mundesinë çdo cifti për të celebruar dashurinë në ambjentet e qendrës tregtare më të madhe në vend.

Ky aktivitet zë fill më 14 shkurt dhe do të vijojë dhe në datat 15 dhe 16 Shkurt. Ceremonitë martesore do të vijnë të organizuara në të gjitha detajet e tyre. Pranë Hyrjes së gjelbër në TEG, është ngritur një dekor special ku do të pozicionohet altari i celebrimit të çifteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Çifteve do t’i mundësohen veshjet e dasmës, asistencë në make up, banketi, fotot profesionale, etj. Çiftet do të kenë mundësi që të zgjedhin vetë një personazh publik që t’i celebrojë. Do të jenë personazhet publik ata që do të pranojnë apo jo te celebrojnë çiftet që i kanë përzgjedhur, ose cilin çift do të celebrojnë në rastet qe janë nominuar disa herë nga aplikantët.

Organizimi i këtij viti do të ketë edhe risi. Njëri nga çiftet që do të celebrohet në TEG, do të ketë mundësinë që të fitojë një udhetim mjalti, mundësuar nga Interspar. Për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të gjitha çiftet, duhet të bejnë sa më shumë blerje në Interspar në TEG, nga data 14 deri 29 Shkurt. Matësi për blerjet do të jetë karta Happy, e cila duhet të jetë patjetër e regjistruar nën emrin e njërit nga partnerët. Nëse nuk e dispononi karten Happy, mund të pajiseni shumë shpejt pranë kasave të shërbimit në Interspar në TEG.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 29 Janar 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi, 22 korrik 2018

Që prej ditës kur janë çelur aplikimet, qindra çifte kanë vendosur të dhënat e tyre për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti. Ndërkohë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë, aplikimet janë ende të hapura deri në datën 13 shkurt, ndaj nxitoni. Mekanizmi është shumë i thjeshtë: vizitoni Teg.al, ku do të gjeni formën e aplikimit. Plotesoni fushat me të dhënat tuaja: Emri/mbiemri i secilit prej partnereve, email, nr. telefoni, personazhi publik që dëshironi t’ju celebrojë martesën, emrat e dy shoqërueseve të nuses. Më pas stafi i Ami Event do të kontaktoje secilin aplikant për të koordinuar organizimin e ceremonisë.

Dasmat në TEG tanimë janë një traditë, në vazhdën e aktiviteteve autentike që qendra organizon përgjatë gjithë vitit. TEG është nën menaxhimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 17 shtator 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 17 shtator 2017

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE