LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goxhaj hedh dritë mbi planin e Ramës dhe Bashës/ Ja pse i shiti Luli zgjedhjet

19 Janar 2020, 16:03, Politikë CNA
Goxhaj hedh dritë mbi planin e Ramës dhe Bashës/ Ja pse i shiti

Avokati Altin Goxhaj ka ngritur akuza të forta ndaj krerëve të dy partive kryesore në vend, për të cilët thotë se po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në llogari të George Soros.

Goxhaj tha se demokratët e kanë pohuar vetë, se kanë ndihmuar në ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

Sipas tij, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bashkëpunuar me kryeministrin dhe ka vrarë mitin e rrëzimit të Ramës nga pushteti. Ai pretendon se në protesta është përdorur gaz dhe mënyra që të lodhen protestuesit, ndërkohë deklaron se Veliaj nuk do mundte kurrë t?i fitonte zgjedhjet në 30 Qershor, nëse nuk do ndodhte kjo gjë.

?Erion Veliaj nuk do zgjidhej kurrë në Tiranë, mendo Dashamir Shehin, ai do ta mundte Veliajn. Është një nga politikanët më të mirë që ka Shqipëria, më të pastër.

Luli i shiti zgjedhjet, se po u dogj Erion Veliaj, do digjej karriera e tij dhe do digjte trashëgiminë e Sorosit, se Veliaj është trashëgimtar i Ramës. Është trashëgimtar i gjithë pasurisë që është vënë nga Sorosi në Shqipëri?, deklaroi avokati në studion e Fax News..

Për uljen e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Goxhaj pretendon se Basha dhe Rama kanë planifikuar që të kontrollojnë me partitë e vogla si LSI apo PDIU./ CNA.al

Lajmet e fundit nga