Connect with Us

Çunat e Desadës bëjnë moral publik

Politikë

Çunat e Desadës bëjnë moral publik

Publikuar

-

Pas një lajmi të publikuar gjerësisht në media, por dhe të detajuar nga Hashtag,  për ekipin e ri të propagandës të Lulzim Bashës, pas daljeve i pudrosur dhe ngjyrë çokollatë javët e fundit, kanë reaguar dy personazhe publike, Ergys Mërtiri dhe Fitimtar Zekthi.

Të dy kanë reaguar për shkrimet dhe ato ç’ka thuhej, iu ka djegur miza nën kësulë dhe folën të justifikohen çunat me komandë. Por le të themi disa detaje për ta dhe përgjigjet e dhëna.

Të dy pretendojnë se nuk janë pjesë e një grupi propagande në PD, por në fakt, të dy çohen në emisionet kryesore televizive me porosi nga PD. Për ata që nuk e dinë, studiot kryesore televizive mbajnë kontakte me zyrën e shtypit të PD-së dhe është kjo e fundit që për emisionet apo debatet e caktuara, çon përfaqësuesit e saj.

Kështu ndodh me emisionin “Hapur” në Top Channel, “Opinionin” në Tv Klan, apo edhe me shumë televizione të tjera. Të dy, Fitimtar Zekthi, i cili është një personazh publik i dënuar për mashtrim, me vendim gjykate, kjo e pranuar prej tij dhe e deklaruar në KQZ, dhe Ergys Mërtiri.

Të dy çohen nëpër ekranet e televizioneve të shqiptarëve me porosi zyrtarisht nga PD. Ata nuk e pranojnë këtë, e mohojnë, thonë që janë të djathtë dhe shprehin mendimet e tyre, kjo është një gjë shumë e mirë, por fakti është që ata çohen me porosi nga Elona Meço e zyrës së shtypit të PD, apo Desada Metaj, e cila tashmë ka braktisur “Opinionin”, ku dhe i dha një dorë apo shtysë të fortë Ergysit apo Fitimtarit.

Të dy pretendojnë se janë në punën e tyre, nuk kanë marrë premtime për deputetë dhe nuk do të merren me

fitim zekthi i propozuar nga basha
Fitimtar Zekthi Lulzim Basha

propagandë. Në fakt kanë kohë që bëjnë propagandë, janë të hapur në propagandën e tyre dhe nuk ka asgjë të keqe ta bëjnë këtë, qoftë kjo edhe me pagesë si mercenarë të PD apo Desadës, apo të kryejnë kontributet e tyre si qytetarë të lirë, si opinionistë dhe duke shkruar apo dhënë mendimet e tyre të lira, por kur ata përdoren si marioneta, e për më tepër e mohojnë faktin se janë instrumenta politikë të rekomanduar nga Republika e Re,  dhe një zyre të ngritur së fundmi nga Lulzim Basha me një kompani izraelite, për propagandë dhe për të ngritur figurën e kryetarit, duken qesharakë.

Janë po këta personazhe, të cilët mbështesnin djegjen e mandateve dhe rrugën pakrye të Lulzim Bashës, janë po këta personazhe që sot mbështesin sërish kthimin në tryezë dhe pazarin e rradhës të Lulzim Bashës, se ku shkoi më shumë se një vit protesta dhe rrugë pa krye, as kanë gojë ta thonë.

Tani ose je me revolucionin, me pushkën në dorë kundër ndërkombëtarëve dhe Ambasadës amerikane, ose je pro institucioneve dhe në rrugën që kërkuan diplomatët. Këtë e kanë thënë në të dyja versionet edhe Ergysi, edhe Fitimtari, por të dy sot mohojnë që ta kenë bërë në shërbim të kryetarit të PD-së, por e bëjnë se kështu mendojnë.

Në fakt mendojnë pikërisht siç mendon Lulzim Basha dhe prandaj janë nëpër ekrane televizive, si përfaqësues të Republikës së Re, ata vërtet nuk i përkasin PD, këta të dy, por edhe disa të tjerë që ende nuk po shfaqen, por do të dalin në ditët në vijim nëpërmjet një strategjie të menduar mirë nga grupi i propagandës.

Ergys Mertiri

Sa për faktin që mohojnë nëse do të hapin profile fallco dhe do të sulmojnë persona të tjerë, mesa duket e kanë harruar atë që kanë raportuar mediat. Askush nuk i përmend ata si njerëz të cilët do të hapin profile fallco apo do bëjnë veprime të cilat kanë qenë në ekskluzivitet të kontrolluara deri dje nga Odeta Malaj, krahu i djathtë i kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe vetë Desada etj etj p[ersonazhe që do i themi ditë pas dite.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha bën Desada Metajn numrin 2 të PD-së/ Ja detyra dhe ekipi i propagandës

Është e vërtetë që ka pasur një grup të rinjsh dhe sot ekziston po e njëjta strukturë, por sot kanë ndryshuar emrat apo fytyrat dhe profilet. Një grup i cili hap profile fallco në rrjetet sociale, sulmon, gjuan apo intimidon, kështu ka ndodhur edhe dy ditët e fundit me publikimin e lajmeve që janë bërë kundër Zekthit, Desadës apo Ergysit dhe ndonjë tjetër. Kanë ekzistuar dhe janë aktive grupe të caktuara që i përdor kryeministri Rama, Mona në LSI dhe Lulzim Basha. Për ketë punë kanë edhe sekretariat digjital të gjithë.

Së pari, ato kanë filluar në vitin 2011, kur Basha kandidonte për kryetar bashkie në Tiranë dhe zyra ndodhej te Kullat Binjake në qendër të qytetit, ku disa të rinj, pjesëtarë të forumit rinor drejtoheshin nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Më pas, kjo zyrë u hap sërish në 2014 selinë e PD-së dhe u përdor me të rinj të forumit rinor ku kryesisht drejtohej nga dy militantë të rinj, që koordinoheshin kryesisht me Odeta Malajn, e cila është, siç e thamë edhe më lart, krahu i djathtë i kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi.

Tani ka ndryshuar struktura, do të përdoret një formë tjetër, do të ketë një zyrë propagande për të ruajtur imazhin e kryetarit. Lëvizjet dhe çdo kritikë ndaj tij, apo dhe budallëqet që bën Lulzim Basha do të shpallen si fitore. Kjo do bëhet nëpërmjet një kompanie izraelite, e cila ka disa muaj që ka ardhur në selinë e PD-së, por njeriu kryesor i kësaj detyre kordinuese do të jetë Desada Metaj.

Më pas kjo zyrë do të ketë edhe disa njerëz që do të shkojnë në media, si ata që kanë disa kohë që shkojnë, Ergys Mërtiri, apo Fitim Zekthi që çohen si përfaqësues të PD-së në panelet e debateve, megjithëse nuk kanë asnjë kontribut politik në PD dhe i përkasin thjesht dhe vetëm Republikës së re të Lulzim Bashës, nuk kanë asnjë lidhje  me strukturën kontibutet politike apo bazën e PD, thjeshtë dhe vetëm dalin si mercenarë të dërguar nga Desada.

Nga ana tjetër do jenë edhe grupet në rrjetet sociale, të cilat sulmojnë, shajnë, fyejnë, apo lëvdojnë atëherë kur duhet dhe si duhet, me porosi të Desadës.

Ergysi dhe Fitimtari që nuk fitoi as në vendlindje,  nuk ka nevojë të hapin profile fallco, nuk ka nevojë fare ta bëjnë këtë dhe të fshihen, ata janë kaq fallco në daljet e tyre publike, në mbrojtjen që i bëjnë Lulzim Bashës, sa nuk ka nevojë për t’u fshehur, mjafton të dalin sa më shumë në publik, ashtu siç kanë dalë dhe në rastin e fundit duke folur mjaft qartë, thjesht dhe vetëm si një profil fallco./ CNA.al

Skandali-dokumentet/ Basha zgjedh një të dënuar si mashtrues për propagandën

Lulzim Basha bën Desada Metajn numrin 2 të PD-së/ Ja detyra dhe ekipi i propagandës

I dënuari për mashtrim/ Thellimi e zgjidh krizën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ben

    20 Janar, 2020 at 12:34 pm

    Ne q.s. i varin shpresat tek Fitimtari dhe Ergysi vari trapin.Çdo gje paska marre fund tek PD–ja.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Video-Rezart Veleshnja zbulon Lolitën/ Ka një mesazh për Desada Metën

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Rama është kthyer në objekt tallës

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Desada moj motër, pse dole partizane?

LEXO EDHE:  Basha e bëri numrin 2 të PD-së/ Goxhaj nuk i kursehet Desada Metajt

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Nga Ergys Mertiri/Dy fjalë për monologun humoristik Ramamaqi

LEXO EDHE:  Nga Ergys Mertiri/Dy fjalë për monologun humoristik Ramamaqi

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE