LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bien maskat e Erion Veliajt/ “Një mal me dokumenta për një pjatë supë”

19 Janar 2020, 11:22, Politikë CNA
Bien maskat e Erion Veliajt/ “Një mal me dokumenta për një

Patia Demokratike, ka denoncuar me fakte kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar video-skandalit të publikuar nga emisoni investigativ ?Boom?.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish deputejta Oriola Pampuri, theksoi se të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci se sa të gjesh një punë. Ndërsa shtoi se Veliaj kujdeset vetëm për t?i dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës, klientëve të vet dhe të  Edi Ramës.

?Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës,  shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë.

Emisioni invetigativ ?Boom? i ka hequr maskën e bamirësit Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se ?në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë.?. Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumenta në shkëmbim të nëj pjate supë.

Faktet e ofruara nga emisioni investigativ ?Boom? janë të pakundërshtueshme. Ju ftoj ta ndjekim me zëdhe figurë këtë mashtrim të pacipë të Erion Veliajt.

Të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci seaa të gjesh një punë.

Në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t?u ushqyer apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin. Ata i duhen kryemashtruesit të Tiranës vetëm për festa, që të verë përparësen, të marrë garuzhden, e të shesë një realitet të rremë, kur, në të vërtetë, pjatën e ngrohtë e pengon një mal me burokraci.

A mund të presë uria, nevoja për ushqim, kohën për të plotësuar dokumentacionin? A mundet një njeri që troket për të kërkuar një pjatë supë, të gënjejë për gjëndjen e tij, ndërsa punonjësja nuk i ofron ushqimin dhe kërkon të investigojë më tej për të përmes një komisioni!

Dikush që troket për t?u ushqyer në një mencë sociale do të thotë se ka prekur fundin dhe vendimi më i njerëzishëm është të mos refuzohet.

Banorët e Tiranës duhet ta mbajnë mend mirë këtë trajtim johuman të atyre që vuajnë për një copë bukë në kuptimin e parë të fjalës. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt, fytyra e zezë e një kryemashtruesit të pashpirt që kujdeset vetëm për t?i dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës, klientëve të vet dhe të  Edi Ramës.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga