Connect with Us

Bardhi ngre alarmin/ Demokratët e qarkut të Elbasanit nën presion nga bandat

Politikë

Bardhi ngre alarmin/ Demokratët e qarkut të Elbasanit nën presion nga bandat

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar takime me demokratët në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se demokratët e qarkut të Elbasanit janë nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e kryeministrit Edi Rama, numrit 2 të PS-së Taulant Balla dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Sipas tij, pavarësisht këtij presioni, ata ia kanë dalë të rriten e të forcohen, ndaj pretendon se në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët, do të fitojnë në qark më shumë se 55% të votave.

LEXO EDHE:  “Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor”/ PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësitë si Kryetar Kuvendi

“Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!”, deklaroi Bardhi, ndërsa thekson se nga takimet është mbushur plot besim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo unë jam kontaktuar për shumë gjëra sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  Bombë në xhep/Kush është elbasanlliu që u kap “mat”

LEXO EDHE:  Tmerr në Elbasan/ “Range Rover” iu turret qytetarëve e makinave, një i vdekur

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori thotë se, dërgimi i çështjes së kufirit detar me Greqinë në Gjykatën e Hagës do të ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Zaganjori në një reagim për Euronews Albania nuk rekomandon zgjidhje me palë të tretë apo Gjykatën e Arbitrazhit dhe sjell si shembull rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Zgjidhja me Gjykatë Ndërkombëtare është zgjidhja më e mirë. Aq më tepër që çështja është politizuar në mënyrë të tejskajshme. Mundësitë janë të shumta por për shumë arsye më e mira është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Nuk do të rekomandoja as me palë të tretë e as me Gjykatë Arbitrazhi.



Përvoja e Kroacisë me Slloveninë është shumë e keqe. Kam shkruar mbi këtë temë disa herë tek “Gazeta Shqiptare”. Nuk do të rekomandoja gjithashtu as Gjykatën e Dr. Detit në Hamburg. Por duhet ditur gjithashtu që në Gjykatën e Hagës duhen të paktën 4-5 vjet. Por nga ana tjetër po bëhen 11 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe askush nuk ka menduar seriozisht për këtë çështje”, përfundon Zaganjori që ishte dhe relator i çështjes në vitin 2010.

LEXO EDHE:  Makina përplaset me bordurat mbrojtëse/ Një i plagosur

LEXO EDHE:  E rëndë/ Humb jetën 25-vjeçari nga korrenti, Policia dhe OSHEE fshehin provat

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për Euronews Greece, tha se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Publikuar

-

Nga

Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, Berisha pretenedon se Rama dhe Thaçi kanë punuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të ndryshuar kufijtë.

“Thaçi dhe Rama kanë kryer tradhëti kombëtare me idenë për ndryshim kufijsh”, u shpreh ai në emisonin “Rubikon”, ndërsa Thaçin e quajti tradhtar.

Ish-kryeministri pretendon se presidenti i Kosovës ka tentuar të zmadhojë Serbinë duke i dhënë territoret e Kosovës.



Sipas tij, ka qenë Thaçi ai që ka propozuar zgjerimin e teritoreve të Kosovës.

LEXO EDHE:  Balla në Elbasan/ Jep lajmin e mirë për qytetarët

LEXO EDHE:  Bombë në xhep/Kush është elbasanlliu që u kap “mat”

“Sa herë ka deklaruar Thaçi se ndryshimi i kufijve është ide e imja dhe jo e Beogradit. Millosheviqi ishte që në tërësi ajo që quhej Kosovë i mbetet Serbisë dhe spastroheshin shqiptarët  dhe të vinin në rrafshin e Dukagjinit.

Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë, nuk mund të bëjë më shumë për tu quajtur tradhtar”, theksoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE