LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alketa Vejsiu prezanton Sanremon/ Mirela Kumbaro thirrje të forta: "Bojkot!"

19 Janar 2020, 20:44, Aktualitet CNA
Alketa Vejsiu prezanton Sanremon/ Mirela Kumbaro thirrje të forta:

Lajmi se moderatorja Alketa Vejsiu do të prezantojë Sanremon nuk është pritur aspak mirë nga shumë personazhe publike shqiptare, të cilët kanë shfaqur publikisht pakënaqësinë.

Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila këtë radhë ka dalë kundër drejtorit artistik të Sanremos Amedeo Umberto Rita Sebastiani, i cili është akuzuar për seksizëm.

Ajo deklaron se ka gati 3 dekada që nuk e ndjek Sanremon, por thekson se kjo e trondit.

?A thua të jemi vërtet në vitin 2020 ?!?! Kam gati 3 dekada që thuajse nuk e ndjek më Sanremon, qysh kur Liria e pas viteve 90?, na dha mundësinë e zgjedhjeve përtej spektaklit bardhë e zi me ?mizat? e antenave ?kanoçe? që na mundesonin zbulimin e festivalit të këngëve italiane, dhe përtej këngëve të Eurovizionit që na lejonte me pikatore diktatura.

Por më trondit fakti që ndërsa muzika e arti ndjekin rrugën e tyre përpara, mizogjinia, seksizmi dhe injoranca mbajnë me kokëfortësi vendin e parë në skenat popullore, për të ruajtur egzistencën e tyre përmes vezullimit të xixave dhe broçkullave të injorancës. Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet, por një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë së shekullit XXI që fatkeqësisht zë ende një hapësirë të madhe publike duke mbajtur peng dritat e skenës?, shkruan ish-ministrja në rrjetet sociale.

Kumbaro deklaron se gruas i kërkohet vetëm të jetë e bukur, ndërkohë që bën thirrje për bojkot.

?Ndërkohë, jam e bindur, pa i njohur, se zonjat që ka në krahë duhet të kenë shumë më tepër cilësi dhe aftësi se sa vetëm bukuria e tyre. Prandaj ato duhet të flasin! Do bindin më mirë shoqërinë!

#BOJKOT

As këtë vit, si në këta 30 vjet, s?kisha ndërmend të jepja nga koha ime për të ndjekur ditët e Sanremos, dhe s?besoj se jam e vetmja. Ama, kësaj radhe do e shoqëroj edhe me thirrje për #BOJKOT !

Rruga për emancipim është ende shumë e gjatë. Dhe jo vetëm në Shqipëri! Të paktën s?jemi vetëm në këtë hall të madh?, përfundon ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga