LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohet një alpinist në Tomorr/ Niset me helikopter drejt Tiranës

19 Janar 2020, 15:22, Kronika CNA
Aksidentohet një alpinist në Tomorr/ Niset me helikopter drejt

Një alpinist është aksidentuar pasditen e sotme në Malin e Tomorrit.

Mësohet se alpinisti ka thyer këmbën, pasi ka rrëshkitur në ngjitje dhe si pasojë është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 personash. Ata ishin nisur nga Qafa e Dardhës në Librazhd dhe pranë vendit të quajtuar ?Çesma e Tarikos? alpinisti ra nga një zonë të thepisur.

Shokët që e shoqëronin kanë njoftuar menjëherë Emergjencat Civile dhe Ministria e Mbrojtjes njofton se është nxjerrë nga atje me helikopter për shkak të borës së madhe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga