LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A shkaktojnë kancer celularët?

19 Janar 2020, 07:19, Kosova & Bota CNA
A shkaktojnë kancer celularët?

Gjykata e Apelit në Torino të Italisë, konfirmoi së fundmi një vendim të vitit 2017, që zbuloi praninë e një ?lidhje shkakësore? midis përdorimit të telefonave celularë dhe një forme të veçantë të kancerit (neuroma akustike), një tumori beninj por që ka pasoja paaftësuese në veshin tonë.

Pa hyrë në detajet e lajmit, shkenca dhe metodat shkencore mund t?ju ndihmojnë të kuptoni më mirë qëllimin e tij, si dhe të kuptoni vërtetë rreziqet që paraqesin telefonat celularë. Ja cilat janë disa nga pyetjet dhe përgjigjet e tyre, nga një këndvështrim rigoroz dhe shkencor.

A shkakton kancer telefoni celular?

Deri më sot, nuk ekziston asnjë provë shkencore e besueshme dhe e verifikueshme, sipas së cilës përdorimi i telefonave celular shkakton tumor tek njeriu. Edhe pse telefonat celularë përdoren nga miliarda njerëz edhe për disa orë në ditë, nuk janë zbuluar kurrë zhvillime anormale të kancerave specifike, pikërisht nga përdorimi i kësaj paisje.

Duke pasur parasysh përhapjen e madhe të telefonave celularë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është duke monitoruar ende efektet e mundshme të telefonave celularë mbi popullatën, me nisma dhe programe për vlerësimin e rrezikut.

Disa vendime gjyqësore, njohin një lidhje midis përdorimit të telefonave celularë dhe shfaqjes së  kancerit. Por hulumtimet e kryera deri më tani nuk lejojnë pohimin dhe as përjashtimin e tij si shkaktar të kancerit, me siguri absolute. Këtë e konfirmon Instituti  Kombëtar i Kancerit në SHBA, Administrata e  Ushqimit dhe Barnave, dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Dhe së fundmi, edhe Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali.

Megjithatë, agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka klasifikuar në vitin 2011 fushat elektromagnetike të radiofrekuencave të shkaktuara nga rrezatimi jo-jonizues i emetuar nga telefonat celularë, si potencialisht kancerogjenë për njerëzit.

Në praktikë, ato u përfshinë në grupin 2B, që do të thotë ?potencialisht kancerogjen?, ku përfshihen edhe substanca dhe agjentë që janë ende nën vëzhgim, dhe të cilat tani për tani nuk konsiderohen as kancerogjenë ?të mundshëm? (grupi 2A), as ?disi kancerogjenë? (Grupi 1).

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, ky klasifikim tregon se mund të ketë një rrezik të lidhur me kancerin. Por provat në dispozicion, nuk janë ende të mjaftueshme për të konfirmuar një lidhje shkakësore.

Për shembull, një  studim  3-vjeçar australian i botuar në vitin 2016 në ?Cancer Epidemiology?, dhe i kryer mbi mijëra pacientë ka përjashtuar telefonat celularë nga të qënit favorizues të tumoreve të trurit, nëpërmjet rrezatimit elektromagnetik.

Me kalimin e viteve, mbi kafshët dhe njerëzit janë kryer qindra eksperimente shkencore dhe kërkime. Dhe thuajse asnjë nga ata nuk ka gjetur një lidhje të qartë shkakësore midis ekspozimit ndaj telefonave celularë dhe sëmundjeve të veçanta, siç janë tumoret.

Në gushtin e vitit të shkuar Istituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, arriti një përfundimin:

?Meta-analizat e studimeve të shumta të publikuara në periudhën 1999-2017, nuk zbulojnë ndonjë rrezik të shtuar të sëmundjeve malinje (glioma) ose beninje (meningioma, neuroma akustike, tumoret e gjëndrave të pështymës), nga përdorimi i zgjatur në kohë (më shumë se 10 vjet) i telefonave celularë?.

Prandaj nevojiten më shumë studime mbi këtë çështje. Ndërkohë, ata që flasin shumë kohë në telefon, këshillohen që të përdorin kufjet. Sidomos për të rinjtë./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga