Connect with Us

U shpallën “Non Grata” tre ditë më parë/ Diplomatët iranianë largohen nga Shqipëria

Kronika

U shpallën “Non Grata” tre ditë më parë/ Diplomatët iranianë largohen nga Shqipëria

Publikuar

-

Dëbohen nga Shqipëria dy diplomatët iranianë që u shpallën “Non Grata” 3 ditë më parë.

Diplomatët Mohamad Ali Arz Peimanemati dhe Sejed Ahmad Hoseini Alast janë larguar sot nga Shqipëria dhe janë dërguar drejt Iranit.

Ministria e Jashtme deklaroi se iranianët ka kanë zhvilluar në vendin tonë, veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Ata dyshohet se kishin organizuar akte terroriste në Shqipëri, në bashkëpunim me gjeneralin e vrarë Kasem Sulejmanin.

LEXO EDHE:  Të gjitha gjurmët të shpien në ambasadë/ Rusi-SHBA, intriga e diplomatëve

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 4 numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi jonë, pasi në vitin 2018 ambasadori Golamhosein Mohamadnia dhe përfaqësuesi i tij u shpallën “Non Grata” për të njëjtën arsye./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.

Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

‘Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.



46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:   Diplomatët në skanerin e verifikimit të së shkuarës

LEXO EDHE:  Kryemadhi sulmon Ramën/ Po kthen diplomatët në narko-diplomatë

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Policia dhe FNSH “blindojnë” Bradasheshin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan?/ Policia dhe FNSH “blindojnë” Bradasheshin

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme sërish në qytetuin e Elbasanit.

Mësohet se policia dhe FNSH-ja janë ndalur konkretisht në fshatin Bradashesh dhe po kryejnë kontrolle.

Autoritetet kanë si qëllim kapjen e personave me precedent penalë të mëparshëm.



Kujtojmë se ky nuk ëstë kontrolli i parë në Elbasan, pasi që prej datës 17 shtator policia dhe FNSH-ja kanë kryer kontrolle blic.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta akordon gradën “Ambasador” për dy diplomatë

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatit/ Ambasadori rus kërcënon Maqedoninë

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, dhe në shumë të tjera, si Tirana, Durrësi, Kruja etj, po ushtrohen kontrolle të bujshme nga Policia e Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin në Astir/ Arrestohet pas disa orë kërkimesh i riu

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin në Astir/ Arrestohet pas disa orë kërkimesh i riu

Është vënë në prangat e policisë pas disa orë kërkime, autori i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Astirit.

Shtetasi me inicialet A.M 20 vjeç, qëlloi me armë zjarri shtetasin Spartak Beqaraj, pas një konflikti të çastit ndërsa ky i fundit po qëndronte në pallatin e tij.



Aktualisht, 45-vjecari ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime në gishtat e këmbës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE