Connect with Us

Shtatë vite pa Roland Trebickën/ Teatri Kombëtar përkujton 73-vjetorin e lindjes së aktorit të madh

Kultura

Shtatë vite pa Roland Trebickën/ Teatri Kombëtar përkujton 73-vjetorin e lindjes së aktorit të madh

Publikuar

-

Teatri Kombëtar ka kujtuar sot 73-vjetorin e lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka.

Aktori Roland Trebicka u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën 7 vite më parë.

Trebicka konsiderohet si një prej aktorëve më të mirë të teatrit shqiptar, me rolet e tij të shumta, teksa është bërë i pavdekshëm me rolin e Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”.

Roland Trebicka lindi në Korçë më 18 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”. Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.

LEXO EDHE:  Kosove, perkujtohet polici Enver Zymberi ne pervjetorin e katert te vrasjes

Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro.

Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi, Bashkia Korçë i akordoi titullin “Nder i qytetit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Parasite”, filmi Koreano-Jugor shkruan historinë në Oscar 2020/ Lista e plotë e çmimeve

Publikuar

-

Nga

Në edicionin e 92-të të Academy Awards, filmi korean “Parasite” ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar.

Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Renee Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy Garland në Judy. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Dern grumbulluan çmimet e aktrimit mbështetës për rolet e tyre në Once Upon A Time në Hollyëood dhe Martesa Story .

Brad Pitt fitoi Oskarin e parë të aktrimit të karrierës së tij. Ka marrë trofeun për aktorin më të mirë mbështetës rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino.

Phoenix, u shpall si aktori më i mirë për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “Joker” gjithashtu përdori podiumin për të dërguar një mesazh të përzemërt për gjendjen e botës, duke thënë se aktorët kanë fuqinë të japin një “zë për pazëshmëve”.

Sir Elton John dhe partneri i shkrimit të këngëve Bernie Taupin fituan këngën më të mirë origjinale (I’m Gonna) Love Me Again nga Rocketman. Është Oskari i dytë i Sir Elton, 25 vjet pasi fitoi për The Lion King.

Kompozitoria i Joker, Hildur Gudnadottir u bë fituesja e parë femër me rezultatin më të mirë origjinal që nga 1998.

American Factory, filmi i parë nga ndërmarrja prodhuese e Barack dhe Michelle Obama, u emërua filmi më i mirë dokumentar.

LEXO EDHE:  Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit kthehen në punëtorë krahu

LEXO EDHE:  Video/ Rama nuk i ndahet Teatrit: “Shikojeni dhe më thoni, a nuk i’a vlen”

Ish-futbollisti amerikan i futbollit Mattheë A Cherry, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar “Hair Love” dhe ia dedikoi çmimin basketbollistit të ndjerë dhe fituesit të fundit të Oskarit, Kobe Bryant.

Filmat më të vlerësuar sipas numrit të “Oscar”:
Parasite – 4
1917 – 3
Ford vs Ferrari – 2
Joker – 2
Once Upon A Time in Hollywood – 2

Lista e plotë:
Fotografia më e mirë:
“Parasite”
Regjisori më i mirë:
Bong Joon Ho, “Parasite”
Aktori më i mirë:
Joaquin Phoenix, “Joker”
Aktorja më e mirë:
Renée Zellweger, “Judy”
Aktori i dytë:
Brad Pitt, “Once Upon a Time … in Hollyëood”
Aktorja e dytë:
Laura Dern, “Marriage Story”
Skenari origjinal:
“Parasite”
Skenari i përshtatur:
“Jojo Rabbit”
Filmi ndërkombëtar më i mirë:
“Parasite” (South Korea)
Filmi i animuar më i mirë:
“Toy Story 4”
Tingujt më të mirë:
“Ford v Ferrari”
Efektete visuale:
“1917”
Editimi i filmit:
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar më mirë:
“Hair Love”
Aksioni “Live” më i mirë:
“The Neighbors’ Window”
Dokumentar i shkurtër:
“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
Dizanji:
“Once Upon a Time … in Hollywood”
Kinematografia:
“1917”
Kostumografia:
“Little Women”
Makeup :
“Bombshell”
Origjinaliteti:
“Joker”
Origjinaliteti i muzikës:
“(I’m Gonna) Love Me Again” from “Rocketman”
Dokumentari:
“American Factory”
Miksimi i këngës:

“1917”

Për më shumë shihni galerinë e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Ngushëllohej me muzikën e vet”, Mbesa e Nexhmije Pagarushës flet për luftën me sëmundjen

Publikuar

-

Nga

Ikja e Nexhmije Pagarushës ka tronditur dhe prekur popullin shqiptar dhe jo vetëm familjen e saj.

Mbesa e Nexhmijes tha disa fjalë prekëse gjatë homazheve që u zhvilluan në Teatrin e Kosovës, duke përlotur të pranishmit.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve që ka luftuar me sëmundjen e rëndë, Nexhmija ngushëllohej me muzikën e saj.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vet”, u shpreh mbesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U nda nga jeta dy ditë më parë/ Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Publikuar

-

Nga

Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për ikonën e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Mësohet se Ministria e Kulturës ka organizuar homazhe në Teatër. Rreth orës 11:00 do të mbahet një akademi Përkujtimore dhe më pas Teatri Kombëtar do të nisë kortezhin.

Varrimi i bilbilit të Kosovës do të bëhet në orën 14:30, në Pagarushë të Malishevës, ndërsa mbrëmë në Malishevë u ndezën qirinjtë në shenjë nderimi, pranë muzeut të qytetit.

LEXO EDHE:  Foto-Grida Duma “braktis” Salianjin/ Parakalon si modele tek Teatri

LEXO EDHE:  Foto-Grida Duma "braktis" Salianjin/ Parakalon si modele tek Teatri

Kujtojmë se ikona e skenës shqiptare humbi jetën në moshën 86 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE