LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohet drogë në formë çokollate, 6 celularë dhe 2 automjete/ Prangosen shtatë persona

18 Janar 2020, 10:49, Kronika CNA
Sekuestrohet drogë në formë çokollate, 6 celularë dhe

Shtatë persona kanë rënë në pranga e Policisë së Tiranës, në kuadër të një operacioni antidrogë, të koduar ?TRANZIT?.

Mësohet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi prej, 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit janë shtetasit:

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Moskallëzim krimi?.

P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikeve? kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale ?Falsifikim dokumentesh?.

D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit ?Cannabis sativa në formë çokollate? në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga