LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rajmonda Bulku tregon si e përjetoi humbjen e Xhodës/ “Mbeta si memece”

18 Janar 2020, 17:05, Kulturë CNA
Rajmonda Bulku tregon si e përjetoi humbjen e Xhodës/ “Mbeta si

Aktorja Rajmonda Bulku ka folur mbrëmjen e sotme për Xhevdet Ferrin, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, dy ditë më parë.

Rajmonda tregoi se në momentin kur mori lajmin e hidhur ishte në prova në sallë. Ajo tha se ishte ulur në sallë dhe po shihte kolegët dhe në një moment e merr bashkëshorti e i tregon lajmin. Aktorja tha se ky lajm e shokoi, ndonëse e dinte që ishte sëmurë.

?E dija që ishte sëmurë, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : ?Çfarë, çfarë , çfarë..? Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i nderë, i prekshëm?, u shpreh ajo në emisionin ?Kjo javë?.

Më tej Rajmonda rrëfeu se Xhevdeti, ose siç i thonin miqtë Xhoda, ishte djalë i zgjuar saqë nuk i jepte rëndësi fare gjërave që mund të ishin shqetësuese.

?Xhoda, ishte një natyrë shumë optimiste dhe nuk merrej fare me vogëlsira, dhe ajo i dukej një gjë shumë personale dhe nuk kishte pse të rëndonte tjetrin. Unë as kam marr mundimin edhe kur e takuar ta pyes, sepse ai dukej për mrekulli me atë fizikun e fuqishëm dhe sido që të jetë ai lajmi përfundimtar? në shtëpinë e tyre pritej një lajm tjetër. Unë gjithmonë i thoja Xhetës, çfarë bën Bora, ose po afrohen muajt për të lindur, ishte një gëzim tjetër dhe u thoja merruni me këtë?, tha ajo ndër të tjeraa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga