Connect with Us

Rajmonda Bulku nuk mban dot lotët/ “Do doja që Xhoda të mos ikte kaq shpejt”

Kultura

Rajmonda Bulku nuk mban dot lotët/ “Do doja që Xhoda të mos ikte kaq shpejt”

Publikuar

-

Aktorja Rajmonda Bulku nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët për aktorin Xhevdet Ferri, i cili humbi jetën disa ditë më parë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Bulku u pyet nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, se çfarë do t’i thonte Xhodës po të ishte gjallë, dhe në këtë moment, aktorja u përlot.

“Do të doja që të mos ikte, ta kishim më gjatë. Ishte një njeri që i duhej të gjithëve, jo vetëm artit. Sigurisht që i duhej familjes së tij, ishte nga ata njerëz që mund ta merrje e t’i kërkoje mendje për punën tënde. Dhe ai ishte gati ta jepte këtë gjë. Ishte një mik i veçantë, jo vetëm për të të dhënë respekt, por edhe për të zgjidhur një problem që mund të kishe në çdo fushë. Do i thoja të mos ikte kaq shpejt…”, deklaroi ajo e prekur, ndërsa tregoi se i ka mbetur merak të merrte pjesë në filmin e fundit të Xhevdetit, ku ishin në kast edhe Çim Xhepa dhe Viktor Zhusti.

LEXO EDHE:  “Na është shuar drita e diellit”/ Vajza e Xhevdet Ferit flet për sëmundjen e të atit dhe refuzimin e homazheve

“Filmin e fundit e kanë pasur me tre burra, Xhevdeti, Çim Xhepa dhe Zhusti. Unë nuk e kam parë filmin dhe nuk e di çfarë është, por di sa bukur kishin kaluar, sa humor me njëri tjetrin kishin bërë, se sa të lumtur ishin që kishin bashkëpunuar të tre. Nuk e di nëse ka patur femër apo jo, vetëm i dëgjoja që tregonin se sa iu pëlqente që ishin bashkuar në një film të tre”, tregoi Rajmonda./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

FOTO- Zbulohet kisha 1600-vjeçare në qytetin e lashtë të Turqisë

Publikuar

-

Nga

FOTO- Zbulohet kisha 1600-vjeçare në qytetin e lashtë të Turqisë

Ndërtesa e hershme tetëkëndore e krishterë u gjet gjatë një misioni arkeologjik në qytetin antik Tyana, në Anadoll.

Një thesar i ri antik i zbuluar në Turqi. Gjatë gërmimeve të kryera në qytetin e Tianës, kryeqyteti i parë i mbretërisë së Hitejve, në provincën e Ni -de-s së sotme, nga toka doli një kishë tetëkëndore.

“Kisha tetëkëndëshe është gjetja më e rëndësishme që nga fillimi i gërmimeve, të cilat filluan në kohën tonë. Ka shumë pak ekzemplarë të ngjashëm në Anadoll, ” tha Osman Doğanay, akademik dhe ekskavator. Është madje kisha e vetme me këtë madhësi në të gjithë rajonin e vendosur në rrugën e pelegrinazhit të krishterë. Falë zbulimit të monedhave që datojnë nga shekulli i IV, arkeologët kanë qenë në gjendje të datojnë ndërtimin e saj.



LEXO EDHE:  “U shokuam!”/ Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë pak si gjysh i lumtur

Qyteti, ish-kryeqyteti i Perandorisë Hiteze 4000 vjet më parë, u kolonizua më pas nga Grekët, Romakët dhe ishte një nga qendrat e para të krishtërimit.

LEXO EDHE:  “Na është shuar drita e diellit”/ Vajza e Xhevdet Ferit flet për sëmundjen e të atit dhe refuzimin e homazheve

Sipas Osman Doğanay, qyteti antik ka mbetur aktiv ndër shekuj pasi ndodhet në rrëzë të Pass Gülek, një rrugë tranziti midis Anadollit Qendror, pellgut Mesopotamian dhe deri në bregdetin e Mesdheut. Megjithë pasurinë e trashëgimisë së saj dhe praninë e një ujësjellësi të bukur romak, rajoni mbetet i izoluar nga qarqet moderne turistike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Arti në zi!/ Ndahet nga jeta muzikanti i njohur korçar

Publikuar

-

Nga

Arti në zi!/ Ndahet nga jeta muzikanti i njohur korçar

Muzikanti i njohur korçar, Ilir Tasellari është ndarë nga jeta në moshën 50 vjeçare. Tasellari vuante nga një sëmundje e rëndë ndaj së cilës nuk mundi ta fitonte betejën. Ilir Tasellari do të mbahet mend për të gjithë kontributin që i dha muzikës deri në momentet e tij të fundit.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një nga muzikantëve më të njohur korçarë.



Këngëtari Devis Xherahu bëri të ditur lajmin e trishtueshëm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit dhimbjen e thellë për humbjen e artistit.

LEXO EDHE:  “Më puthi në ballë e ma tha bravo”/ Alma Çupi tregon momente të Xhevdet Ferit si profesor

LEXO EDHE:  Rajmonda Bulku tregon si e përjetoi humbjen e Xhodës/ “Mbeta si memece”

“Nuk dua ta besoj qe ti u largove kaq shpejt,buke e vjeter, kemi ndare kaq aktivitete dhe festa familjare bashke, kaq ore provash per tu bere keta qe jemi sot,Lamtumire miku im Ilir Tasellari.. jam i bindur qe ti do prehesh ne paqe..�”, shkruan Xherahu në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.
Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930. Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”. Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

LEXO EDHE:  “Na është shuar drita e diellit”/ Vajza e Xhevdet Ferit flet për sëmundjen e të atit dhe refuzimin e homazheve

LEXO EDHE:  “Më puthi në ballë e ma tha bravo”/ Alma Çupi tregon momente të Xhevdet Ferit si profesor

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.



Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë. Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Konstandin Ropi do të varroset sot në qytetin e Korçës në orën 14.00./CNA.al

LEXO TE PLOTE