LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po transportonte 63 kg drogë / Arrestohet në kufi 40 vjeçari

18 Janar 2020, 15:29, Kronika CNA
Po transportonte 63 kg drogë / Arrestohet në kufi 40 vjeçari

Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim dhe në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, ditën e djeshme kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip “Mitsubishi” ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndes narkotike.

Pas konstatimit, specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë. Materialet do t?i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./CNA.al

Lajmet e fundit nga