Connect with Us

“Nuk janë respektuar të drejtat e minoriteteve”/ Vangjel Dule akuza qeverisë

Politikë

“Nuk janë respektuar të drejtat e minoriteteve”/ Vangjel Dule akuza qeverisë

Publikuar

-

Ditën e sotme, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka organizuar një tryezë për respektimin e të drejtave të minoriteteve, ku janë bërë bashkë aktorë politikë e socialë.
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi se respektimi i minoriteteve mbetet sfidë e pa përmbushur duke folur për problematika disa vjeçare.

“Mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është ‘litmus test’ është si letra e lakmuesit për lirinë dhe shtetin e së drejtës. Mund të kemi një shtet funksional, një parlament të zgjedhur me zgjedhje të lira, por nëse nuk kemi garantuar respektimin e të drejtave të minoriteteve ende do të jemi një sistem hibrid i cili nuk ka arritur atë që është thelbësore, barazinë.

Garantimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të minoriteteve në hapësirën e Europës së sotme garantohet nga konventat. Strumbullari është konventa kuadër e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pjesëtarëve të minoriteteve etnike. Ky dokument është ratifikuar nga vendi ynë në vitin 1999. Plot 21 vite.

Ky është dokument kuadër dhe kërkon sanksionimin e aspekteve ligjore që ta bëjë të zbatueshëm. Prej vitesh kjo ka qenë kërkesa jonë. A mund të ecet ende me standarde të dyfishta? A mund të mendojmë se jemi luajalë ndaj frymës së konventave më frymën qeverisëse? Në asnjë rast nuk mund të ndodhë. Nuk mund të jemi në rolin e strucit modern duke futur kokën në rërë e duke bërë sikur të tjerët nuk e shohin realitetin tonë. Asnjë forcë politike, asnjë institucion. Mediat heshtin. Kur është ndonjë raport tjetër ndërkombëtar për fenomene të tjera politike vrapojnë, kur bëhet fjalë për raporte për shkeljet e të drejtave të minoriteteve, heshtin”, deklaroi Dule.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës sulmon Ramën/Lëvizje dëshpëruese!

Më tej ai theksoi se nuk mund të ketë integrim pa respektimin e të drejtave të minoriteteve.
“Jemi një vend që aspirojmë të jemi si të barabartë në familjen europiane. A mund të ndodhë kjo pa u europianizuar. Integrimi në BE do të thotë europianizim i vazhdueshëm në çdo fushë të jetës. Beteja jonë është një betejë komplekse, e vështirë. Ndërlikimi i situatës politike si aktualisht e bën dhe më të vështirë. Ne kemi aleatë kohën dhe durimin tonë. Respektimi i të drejtave të minoriteteve do të bëhet realitet se rrugë tjetër nuk ka”, theksoi kreu i PBDNJ.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës sulmon ashpër Ramën/Kush është shkaku i zjarreve në vend

LEXO EDHE:  "Koalicion qeverisës me PDIU?"/ Reagon Vangjel Dule

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Imoraliteti i politikës shqiptare në një foto

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës sulmon ashpër Ramën/Kush është shkaku i zjarreve në vend

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Vangjel Dule kërkon drejtësi për vrasjen e Kacifas/ Qeveria, asnjë hap konkret për ligjin e minoriteteve

LEXO EDHE:  Rama sulmon Dulen/Ta ka marrë mendjen shejtani!

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE