Connect with Us

“Ne shohim vetëm majën e ajsbergut”/ Demalia: Rama i frikësuar

Politikë

“Ne shohim vetëm majën e ajsbergut”/ Demalia: Rama i frikësuar

Publikuar

-

Analisti Ilir Demalia, teksa ka folur për ligjin që synon censurimin e mediave, u shpreh  se pushtetarët janë të frikësuar për aferat korruptive në të cilat ata janë përfshirë.

Këta duan ti mbyllin gojën sepse e dinë veten mirë se kush janë. Ne nuk dimë asgjë, ata dinë më shumë më tepër. Ne shohim vetëm majën e ajsbergut, këta janë të frikësuar sepse dinë çfarë është nën ujë. Edhe Rama këtë e bën për të bllokuar investigimet, median, fjalën e lirë, por nuk do t’ja arrijë dot.

LEXO EDHE:  Grida Duma zbulon si do të ikë Rama/ Ja cila është detyra e opozitës

Regjimet autoritare dhe regjimet diktatoriale gjënë e parë që bëjnë fillojnë censurojnë fjalën e lirë. Ne kemi një eksperiencë të gjatë dhe shumë të suksesshme si popull me 45 vjet komunizëm, censurimi i fjalës së lirë. Po thuaj çfarë të duash për mua, nuk më intereson. Njeriu shqetësohet kur e ndjen veten fajtor”, u shpreh Demalia në një lidhje për Ora news./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit/ Meta dekreton shpalljen e 3 ligjeve

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me shpallje 3 ligje të parlamentit. Meta ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të Protokollit II të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.

Po kështu ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore

(EUTELSAT)”.
Një tjetër dekret i Presidentit është për shpalljen e ligjit “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje:

1. Ligjin nr. 82/2020 “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin nr.9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.
Ky ndryshim miraton vendimin që zëvendëson Protokollin II të rregullave të origjinës me Konventën rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediterane, duke plotësuar kudarin ligjor për të patur të njëjtat rregulla të origjinës me vendet nënshkruese të kësaj Konvente.

LEXO EDHE:  Themeluesi i PD shpërthen ndaj Bashës: Bëre fushatë pro Ramës dhe…

LEXO EDHE:  Themeluesi i PD shpërthen ndaj Bashës: Bëre fushatë pro Ramës dhe...

2. Ligjin nr. 83/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.
Miratimi i këtij ligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet në marrëveshje ndërkombëtare ku Shqipëria aderon në fushën e komunikimeve elektronike, ndërkohë që Shqipëria, edhe pse anëtare e EUTELSAT-it që prej vitit 1992, nuk kishte aderuar ende në këtë Konventë të ndryshuar, që është ratifikuar/pranuar nga 44 shtete të saj.

3. Ligjin nr. 84/2020 “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000”.
Miratimi i ndryshimit të Konventës së Aarhusit, ratifikuar nga shteti shqiptar që në vitin 2000, shkon në përputhje me frymën e Bashkimit Europian për transparencë dhe tërheqje të publikut në vendimmarjet që merr shteti, për transparencë tashmë edhe në fushën e vendimmarrjeve për organizmat e modifikuara gjenetikisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qendrojini besës suaj!”/ Përmeti mesazh opozitës jashtë parlamentare: Zhdukuni të gjithë…

Publikuar

-

Nga

Andi Përmeti: Gati të bashkëpunoj me Bashën nëse kërkon hapjen e listave

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka një thirrje për opozitën jashtë parlamentare të cilëve u kërkon të hapin listat dhe t’i kalojnë të drejtën qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Sipas Përmetit, parimi në politikë duhet të jetë i qytetarit dhe jo karrigia e tyre. Deputeti thekson se Rama largohet thjesht me fryme dhe parime.

Sipas tij, që të krijohet fryma duhen parime, dhe që të jesh parimor duhet të duash më shumë qytetarët sesa karrigen.

“Nese jeni parimor dhe e beni per shqiptaret, qendrojini beses suaj! Parimi ne politike duhet te jete qytetari dhe jo karrigia juaj. Nese keni merakun e karriges, se si ta fitoni, se si me te te beheni te pasur, se si me te te ndani tendera e PPP mos u ankoni as tek ne e as tek qytetaret. Mos guxoni te ankoheni se per shkakun tuaj sot jetojme ne nje Shqiperi te pajetueshme. Nese keni merakun e qytetareve dhe kerkoni realisht te largoni Ramen dhe jo te ndani pazar me te, hapni listat, kalojini te drejten qytetareve te zgjedhin perfaqesuesit e tyre dhe ju hyni me nje liste te perbashket. Nese keni qytetaret me vete fitoni maxhorancen. Por edhe nese nje liste e perbashket nuk e gjykoni qe maksimizon voten tuaj, garoni te ndare dhe behuni bashke mbas zgjedhjeve. Ne fund te fundit skeni pse trembeni, ju jeni ne beteje per te rrezuar Ramen dhe per te miren e qytetareve, ne nje beteje parimore ne te cilen edhe po doli Rama i pari (gje qe une se besoj) nuk ben dot qeverine, se ju jeni parimore dhe do rrini bashke. Por nese ju skeni besim as te njeri tjetri, nese ju jeni vetem per te bere para nepermjet karrigeve qe pretendoni te fitoni dhe jeni te bindur qe do vriteni ndemjet jush kush e kush te shkoje i pari me Ramen atehere zhdukuni te gjithe dhe lini ne fushen e betejes ata qe duan qytetaret me shume se karriget ose zhdukni ata qe duan karriget dhe bashkojuni me ata qe duan me shume qytetaret. Rama largohet thjesht. Largohet me fryme dhe parime. Por qe te krijohet fryme duhen parime, dhe qe te jesh parimor duhet te duash me shume qytetaret sesa karrigen”, shkruan Përmeti në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i KE-së për Shqipërinë/ Luftoni krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave!

Publikuar

-

Nga

Raporti i KE-së për Shqipërinë/ Luftoni krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave!

Komisioni Europian ka publikuar sot raportin e vlerësimit për përmbushjen e kërkesave nga Shqipëria.

Një pjesë të raportit e ka publikuar ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.
Raporti thotë se Shqipëria vazhdon t’i përmbush kushtet e liberalizimit të vizave, por duhet të bëjë përparime dhe hapa para në disa aspekte.

KE i bën me dije Shqipërisë se duhet të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Gjithashtu theksohet se bashkëpunimi me partnerët duhet të vijojë dhe të shihet me kujdes çështja e azilkërkuesve, pasi numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet europiane, ka qenë dhe mbetet ende i lartë.

Fokusi duhet të vendoset;

Rritje të masave për të adresuar migrimin e parregullt dhe kërkesat e pabazuara të azilit të shtetasve shqiptarë, përfshirë përmes identifikimit dhe adresimit të arsyeve themelore dhe organizimi i fushatave të mëtejshme informative mbi të drejtat dhe detyrimet në udhëtimet pa viza.
Ruajtja dhe forcimi i bashkëpunimit operativ proaktiv me agjencitë e BE-së dhe me shtetet anëtare të BE-së për përballimin e presionit migrator me origjinë nga Shqipëria, si dhe rendi publik dhe kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga përfshirja e shtetasve shqiptarë në grupet e krimit të organizuar
Përmirësimi i efektivitetit të përpjekjeve të ndjekjes penale dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Përmirësimi i regjistrave të rasteve në lidhje me pastrimin e parave / kundër terrorizmit, financimin dhe shfrytëzimin e plotë të mbështetjes së dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit./CNA.al

LEXO TE PLOTE