Connect with Us

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Pas disa ditëve me diell tashmë situata atmosferike mbi vendin tonë do të ndryshojë gradualisht duke filluar nga dita e sotme.

Sipas SHMU, dita e shtunë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës pritet shtimi gradual i vranësirave fillimisht mesatare dhe prej orëve të pasdites deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta përgjatë vijës bregdetare.

Ashtu si këto ditët e fundit edhe sot në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore pritet të ketë mjegull të dendur dhe shikim të reduktuar dhe gjithashtu për shkak të temperaturave të ulta do te ketë edhe brymë.

LEXO EDHE:  Picëshkalët terrorizojnë dhe shkatërrojnë bizneset

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të regjistrohen nga -6ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 5ºC në zonat malore deri dhe 15ºC në ato bregdetare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dita nis e vranët/ Kapricot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur e vranët ndërsa pritet dhe shtim gradual i vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Sipas shërbimit meteorologjik, era hera herës do të jetë e vrullshme.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 11 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Në dashuri mund të ketë tensione, për shkak se do të ketë largime dhe rimendime. Ndërsa në punë duhet ti zgjidhni gjërat e mbetura pezull sa më parë, në mënyrë që të jeni më të qetë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Duhet të mësoni që ti lini ndjenjat të lira dhe të mos keni frikë që të hidheni në lojë në dashuri. Në punë, ka mundësi të mira të cilat duhen kapur fluturimthi.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kjo e martë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Bëni mirë që të shmangni diskutimet dhe më mirë ti shmangni sqarimet për më vonë. Në punë, gjërat do të nisin që të ecin më mirë.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Gjatë këtyre ditëve keni qenë shumë pasionant. Ndërkohë, jeni edhe disi gjaknxehtë, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet, sidomos në dashuri. Në punë, janë ditë gjatë të cilave duhet të mbyllni ndonjë marrëveshje.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ju pret një ditë e mbushur me tension, por mos u përfshini nga ankthi, pasi rikuperimi nuk do të vonojë. Në punë, nuk keni dëshirë për të bërë debate të kota, ndaj bëni mirë që ti bëni disa gjëra të qarta që në fillim.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
E marta do të jetë mjaft interesante sa i takon dashurisë, ku çiftet stabël, mund të bëjnë projekte të rëndësishme. Në punë, mundohuni që të shikoni drejt së ardhmes, duke shmangur pozicionet e rënduara.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri do të ketë një sërë problemesh, por shumë shpejtë Hëna në shenjë do ju ndihmojë që t’i zgjidhni sa më shpejtë. Në punë, do të keni pakënaqësi të shumta, por ndërkohë do të ndiheni më të fortë për të rikuperuar terren.

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet e shiut/ Ja si do jetë moti në vijim

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku duhet të lini veten të lirë në dashuri. Ndoshta eksperiencat e së kaluarës ju kanë bërë mosbesues, por tashmë ka ardhur momenti që të shihni drejt së ardhmes.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju pret një ditë e ngarkuar me stres dhe tension. Në dashuri janë mjaft të favorizuara afrimet. Ndërsa në punë, keni pasur një sërë idesh të mira, por shpesh nuk keni mjaftueshëm të ardhura për ti realizuar.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në dashuri, si dhe të masni fjalët. Bëni mirë që të shmangni tensionet. Në punë mund të përballeni me një problem, ndaj para se të flisni reflektoni.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Venusi do të jetë në anën tuaj dhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar. Parashikohen takime speciale për ata që janë vetëm, ndaj përfitoni nga ndikimi i yjeve, për të mos ndjenjur të mbyllur. Bëni kujdes me financat, pasi ka shumë shpenzime.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Duhet të jeni më pak të tensionuar gjatë kësaj dite, pasi rrezikoni që në vend të diplomacisë të veproni me kokëfortësi. Për ata që janë vetëm, takimet janë mjaft të favorshme. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe do arrini që të dilni të suksesshëm.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka vend për panik”/ Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën e koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi po vijon të përhapet masivisht duke regjistruar dhjetëra viktima çdo ditë që kalon.

Për kurimin e këtij virusi ka folur së fundmi edhe eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i cili deklaron se vaksina do kërkojë disa muaj punë për tu krijuar dhe më pas për të hyrë në prodhim.

Drejtori i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, tha në një lidhje në Skype për Zërin e Amerikës, se ndonëse koronavirusi është më pak i njohur se gripi, nuk ka vend për panik.

LEXO EDHE:  Picëshkalët terrorizojnë dhe shkatërrojnë bizneset

LEXO EDHE:  Pasditja sjell surpriza/ Mësoni si do jetë moti për orët në vijim

Domi thekson se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE