Connect with Us

Ndotja e ajrit në nivele alarmante/ 500 raste vdekjesh të parakohshme çdo vit

Kosova & Rajoni

Ndotja e ajrit në nivele alarmante/ 500 raste vdekjesh të parakohshme çdo vit

Publikuar

-

Në qytetet e mëdha në vendet e Ballkanit si dhe në Itali qytetarët përballen me problemet nga smogu dhe ajri i ndotur.

Ndotja e ajrit në Sarajevë

Të premten (17.01) në Beograd pas dhjetë ditësh më në fund u shpërbë mjegulla e dendur. Mjegulla e krijuar prej të ftohtit dhe lagështirës ishte përzierë me ajrin e ndotur prej ngrohjes, makinave dhe centraleve të energjetikës. Nisma qytetare „të mos mbytet Beogradi” kritikoi qendrimin e qeverisë ndaj këtij problemi dhe bëri thirrje të premten për një protestë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi: «Problemi ekziston, por ekziston edhe një fushatë që ndonjëherë është groteske.»

Mazedonien Luftverschmutzung in Skopje (Reuters/O. Teofilovski)Ajri i ndotur në Shkup

Në dimër kanë probleme me ajrin e ndotur edhe qytete të tjera të mëdha në Ballkan, kryesisht metropolet në situata gjeografike në lugina si p.sh. Sarajeva në Bosnjë-Hercegovinë apo Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  “Do të pendohemi”/ Mogherini mesazh të fortë për integrimin e Ballkanit

Vitin e kaluar programi i OKB-së për mjedisin Unep hulumtoi ndotjen e ajrit në 19 qytete të Ballkanit. Sipas raportit ndotja e ajrit në qytetet e verifikuara shkakton çdo vit 500 raste vdekjesh të parakohshme. Shkaktari kryesor janë emisionet e centraleve të energjetikës dhe sistemet e ngrohjes. Edhe në disa pjesë të Italisë prej ditësh mbizotëron gjendje alarmi prej smogut. Në Romë deri të premten pati ndalim të qarkullimit për makina me naftë. Megjithatë vlerat e grimcave të ajrit në stacionet matëse nuk janë ulur.

Serbien | Smog in Belgrad (Reuters/M. Djurica)Beogradi vuan nga smogu

Vlera të rritura ka pasur prej ditësh në Torino, ku u vendos ndalimi i qarkullimit me automjete.Të prekura kanë qenë edhe qytetet Piacenza, Parma e Modena. Arsyeja e ajrit të ndotur ndër të tjera ka të bëjë edhe me motin me thatësira të vazhdueshme./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Ndotja e ajrit/Kina ndalon dokumentarin polemizues

LEXO EDHE:  Strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Ballkani mbetet peng i krizës së emigracionit

LEXO EDHE:  Ndotja e ajrit/Kina ndalon dokumentarin polemizues

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Ndotja e ajrit/ Raporti i OBSH jep alarmin

LEXO EDHE:  Ballkani do paguajë një kosto të madhe për ambiciet globale të Kinës

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE