Connect with Us

“Na është shuar drita e diellit”/ Vajza e Xhevdet Ferit flet për sëmundjen e të atit dhe refuzimin e homazheve

Kultura

“Na është shuar drita e diellit”/ Vajza e Xhevdet Ferit flet për sëmundjen e të atit dhe refuzimin e homazheve

Publikuar

-

Vajza e aktorit Xhevdet Feri, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë ka përcjellë mirënjohje dhe falenderime për miqtë dhe dashamirësit që iu gjendën pranë në këto moment të vështira.

Bora Feri sqaron se shkaku që e ndau nga jeta babain e saj ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare.

“Ndjej që duhet të sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta të babit, për efekt qartësie të informacionit. Është e vërtetë që ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhtte.. I provuam të gjitha, pa pishman”, shkruan vajza e aktorit.

Sa i takon refuzimit të homazheve publike, vajza e tij Bora tregon se ishte plotësim i vullnetit dhe dëshirës së të atit.

LEXO EDHE:  Në cilën orë vajzat janë më të bukura?

“Ndërsa për sa i përket çështjes së homazheve publike…Xhoda shquhej për diskrecion në jetën e vet. Vullneti i tij ish që dhe në jetën e përtejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojmë dhe vlerësojmë që dashamirës të tij janë të dhembur për shkak të largimit të tij, por ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës, nuk është as rasti dhe as koha për refleksione të tilla.
Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike”, shkruan mes rreshtash Bora Feri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Parasite”, filmi Koreano-Jugor shkruan historinë në Oscar 2020/ Lista e plotë e çmimeve

Publikuar

-

Nga

Në edicionin e 92-të të Academy Awards, filmi korean “Parasite” ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar.

Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Renee Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy Garland në Judy. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Dern grumbulluan çmimet e aktrimit mbështetës për rolet e tyre në Once Upon A Time në Hollyëood dhe Martesa Story .

Brad Pitt fitoi Oskarin e parë të aktrimit të karrierës së tij. Ka marrë trofeun për aktorin më të mirë mbështetës rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino.

Phoenix, u shpall si aktori më i mirë për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “Joker” gjithashtu përdori podiumin për të dërguar një mesazh të përzemërt për gjendjen e botës, duke thënë se aktorët kanë fuqinë të japin një “zë për pazëshmëve”.

Sir Elton John dhe partneri i shkrimit të këngëve Bernie Taupin fituan këngën më të mirë origjinale (I’m Gonna) Love Me Again nga Rocketman. Është Oskari i dytë i Sir Elton, 25 vjet pasi fitoi për The Lion King.

Kompozitoria i Joker, Hildur Gudnadottir u bë fituesja e parë femër me rezultatin më të mirë origjinal që nga 1998.

American Factory, filmi i parë nga ndërmarrja prodhuese e Barack dhe Michelle Obama, u emërua filmi më i mirë dokumentar.

LEXO EDHE:  Djem kujdes!/ Ju tregojmë çfarë bëjnë vajzat kur nuk i intereson më lidhja

LEXO EDHE:  'Po më përndjek një i çmendur', adoleshentja gjendet e vdekur pas këtij mesazhi

Ish-futbollisti amerikan i futbollit Mattheë A Cherry, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar “Hair Love” dhe ia dedikoi çmimin basketbollistit të ndjerë dhe fituesit të fundit të Oskarit, Kobe Bryant.

Filmat më të vlerësuar sipas numrit të “Oscar”:
Parasite – 4
1917 – 3
Ford vs Ferrari – 2
Joker – 2
Once Upon A Time in Hollywood – 2

Lista e plotë:
Fotografia më e mirë:
“Parasite”
Regjisori më i mirë:
Bong Joon Ho, “Parasite”
Aktori më i mirë:
Joaquin Phoenix, “Joker”
Aktorja më e mirë:
Renée Zellweger, “Judy”
Aktori i dytë:
Brad Pitt, “Once Upon a Time … in Hollyëood”
Aktorja e dytë:
Laura Dern, “Marriage Story”
Skenari origjinal:
“Parasite”
Skenari i përshtatur:
“Jojo Rabbit”
Filmi ndërkombëtar më i mirë:
“Parasite” (South Korea)
Filmi i animuar më i mirë:
“Toy Story 4”
Tingujt më të mirë:
“Ford v Ferrari”
Efektete visuale:
“1917”
Editimi i filmit:
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar më mirë:
“Hair Love”
Aksioni “Live” më i mirë:
“The Neighbors’ Window”
Dokumentar i shkurtër:
“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
Dizanji:
“Once Upon a Time … in Hollywood”
Kinematografia:
“1917”
Kostumografia:
“Little Women”
Makeup :
“Bombshell”
Origjinaliteti:
“Joker”
Origjinaliteti i muzikës:
“(I’m Gonna) Love Me Again” from “Rocketman”
Dokumentari:
“American Factory”
Miksimi i këngës:

“1917”

Për më shumë shihni galerinë e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Ngushëllohej me muzikën e vet”, Mbesa e Nexhmije Pagarushës flet për luftën me sëmundjen

Publikuar

-

Nga

Ikja e Nexhmije Pagarushës ka tronditur dhe prekur popullin shqiptar dhe jo vetëm familjen e saj.

Mbesa e Nexhmijes tha disa fjalë prekëse gjatë homazheve që u zhvilluan në Teatrin e Kosovës, duke përlotur të pranishmit.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve që ka luftuar me sëmundjen e rëndë, Nexhmija ngushëllohej me muzikën e saj.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vet”, u shpreh mbesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U nda nga jeta dy ditë më parë/ Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Publikuar

-

Nga

Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për ikonën e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Mësohet se Ministria e Kulturës ka organizuar homazhe në Teatër. Rreth orës 11:00 do të mbahet një akademi Përkujtimore dhe më pas Teatri Kombëtar do të nisë kortezhin.

Varrimi i bilbilit të Kosovës do të bëhet në orën 14:30, në Pagarushë të Malishevës, ndërsa mbrëmë në Malishevë u ndezën qirinjtë në shenjë nderimi, pranë muzeut të qytetit.

LEXO EDHE:  (Video) Vajza tmerrohet nga “sulmi” i një krijese liqeni

LEXO EDHE:  Në cilën orë vajzat janë më të bukura?

Kujtojmë se ikona e skenës shqiptare humbi jetën në moshën 86 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE