Connect with Us

Meta flet për eksodin nga Kosova/ Të vazhdojmë të jemi pranë njeri-tjetrit, ja kush është sfida e sotme

Politikë

Meta flet për eksodin nga Kosova/ Të vazhdojmë të jemi pranë njeri-tjetrit, ja kush është sfida e sotme

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që po mbahet në Prishtinë në Qendrën “Bogdani Polis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

Meta ka mbajtur një fjalim përshëndetës, në këtë aktivitet të organizuar në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.

Meta solli eksperiencën e tij dhe kujtoi eksodin masiv dhe solidaritetin e shqiptarëve.

Meta tha se viti 1999 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit por sidomos të vendit tonë. Ai kujtoi se atë vit bënte 30 vjeç por pati mundësi të festonte pas lajmit për nisjen e ndërhyrjes së NATO-s.

“Në Shqipëri çdo 28 nëntor festojmë jo vetëm duke u përkulur me nderim para Ismail Qemalit dhe para të gjithë atyre personaliteteve që ngritën flamurin në Vlorë por në mënyrë të veçantë duke nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës dhe gjithë atyre udhëheqësve të Kosovës që patën një kontribut të jashtëzakonshëm për të krijuar shtetin shqiptar edhe pse gjysma e territoreve mbetën jashtë tij dhe pse Kosova sakrifikoi.
Jemi të lumtur që të krijojmë vitin 1999, një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit por sidomos të vendit tonë. Një vit prove, një test afirmues apo shkatërrues për një vend dhe një komb. Duke i uruar ditëlindjen imzot Dodë Gjergji, për ne 24 marsi është një ditë e veçantë. Kisha 30-vjetorin atë ditë por nuk pata mundësi ta festoja për shkak të një lajmi akoma më të mirë për mua e çdo e shqiptar atë të nisjes së ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit dhe barbarisë në Kosovë”, tha Meta.

LEXO EDHE:  Shpend Ahmet jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PSD-së

Më tej, Meta theksoi se sfida e sotme është të mbajmë të rinjtë.

“Shqetësimi ynë është të punojmë për të mbajtur të rinjtë. Kjo është sfida jonë më e madhe.
Do doja të shprehja falënderimin tim të përzemërt për të presidentin Thaçi, për institucionet, për FSK-në, qytetarët për atë reagim të jashtëzakonshëm pas tërmetit, pasi Kosova ishte e para që u gjend kudo në Thumanë në Durrës atje ku tërmeti i 26 nëntorit bëri dëmet më të mëdha. Reagimi i tyre profesional e i menjëhershëm ka lënë gjurmë të thella. Kështu duhet të vazhdojmë të jemi pranë njeri-tjetrit”, u shpreh Presidenti Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Një parti e re në horizont/ Meta “uzurpon” opozitën, “zhduk” Bashën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Shpend Ahmet jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PSD-së

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj ambasadorëve/ Rama i kujton Metës Kanunin: “Na turpëroi!”

LEXO EDHE:  Një parti e re në horizont/ Meta “uzurpon” opozitën, “zhduk” Bashën dhe Kryemadhin

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj ambasadorëve/ Rama i kujton Metës Kanunin: “Na turpëroi!”

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj ambasadorëve/ Rama i kujton Metës Kanunin: “Na turpëroi!”

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE