Connect with Us

Mesazhi i fortë i ISP/ Ndal sulmet ndaj drejtësisë dhe gjyqet politike

Politikë

Mesazhi i fortë i ISP/ Ndal sulmet ndaj drejtësisë dhe gjyqet politike

Publikuar

-

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Insitituti për Studimet Politike ka publikuar raportin për ecurinë e Reformës në Drejtësi gjatë muajit janar 2020.

Sipas ISP janë shënuar 15 raste kur politikanë të lartë, përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë apo opozitës, kanë denoncuar raste që sipas tyre përbëjnë bazë hetimi, përmes konferencave të shtypit apo rrjeteve sociale.

Por, ISP thekson se asnjë nuk i është drejtuar zyrtarisht SPAK.

“Monitorimi i ligjërimit politik në ecurinë e Reformës në Drejtësi gjatë muajit janar 2020 ka shënuar 15 raste kur politikanë të lartë, përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, PS, PD, LSI etj, përmes konferencave të shtypit, fjalimeve apo shënimeve në rrjetet sociale, kanë denoncuar raste që sipas tyre përbëjnë bazë hetimi dhe fajësimi për korrupsion të rivalëve të tyre politikë. Në çdo rast denoncimi mediatik është shoqëruar me adresim gati urdhërues ndaj SPAK (Prokurorisë së Posaçme) për hetime.

ISP vlerëson se, ndonëse është pozitiv fakti se qeveria dhe partitë politike e pranojnë legjitimitetin e SPAK dhe kanë pritshmëri ndaj saj në vendimmarrjet anti-korrupsion, forma dhe mjetet që ato po ndjekin në adresim janë populiste, spekulative dhe de facto amnistuese ndaj korrupsionit. Politikanët, zyrtarët dhe çdo qytetar që posedon fakte denoncuese kanë të drejtën dhe përgjegjësinë ta adresojnë atë direkt në adresën e SPAK ose në faqen zyrtare “www.spak.al / raporto raste korrupsioni”.

Kjo e drejtë dhe përgjegjësi është e dyfishtë kur kemi të bëjmë me politikanë, të cilët e kanë votuar vetë ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” (SPAK). Nëse ata e kanë seriozisht retorikën dhe premtimet ndaj korrupsionit dhe nëse kanë fakte konkrete le të heqin dorë nga praktikat e fletë-rrufeve të revolucionit kulturor dhe të ndjekin rrugën zyrtare të denoncimit dhe hetimit të tyre.

LEXO EDHE:  Pritshmëritë e SPAK/ Drejtësi e re, nga prokurorë me “xhaketa të vjetra”

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se asnjë palë politike, as qeveria dhe as partitë kryesore, nuk kanë adresuar zyrtarisht ndonjë denoncim te SPAK.”-thuhet në deklaratën e ISP.

Më tej, ISP apelon që t’i jepet fund përpjekjeve për gjyqe politike përmes deklaratave për shtyp ose rrjeteve sociale.

“ISP vlerëson se përpjekja për të bërë gjyqe publike përmes rrjeteve sociale, konferencave të shtypit apo fjalimeve, duke lëshuar urdhra e ultimatume verbale në adresë të SPAK dhe gjykatave, si dhe duke folur e kërcënuar në emër të tyre, përveçse një akt propagande denigrues ndaj luftës anti-korrupsion shpreh edhe kulturë politike para-demokratike. Kjo përbën edhe një investim publik kundër thelbit të reformës në drejtësi dhe pritshmërive të mëdha qytetare për vetingun në politikë dhe shtetin e së drejtës.

ISP fton gjithashtu edhe institucionet e reja të drejtësisë, – KLGJ, KLP, Prokurorin e Përgjithshëm dhe SPAK, – të apelojnë publikisht për ndalimin e dhunës verbale dhe spekulimit në emër të tyre nga politikanë të çdo spektri politik, si dhe të garantojnë qytetarët se në çdo rast janë e do të jenë në mbrojtje të zbatimit të ligjit përballë shkelësve të tij, përfshirë edhe rastet kur këta të fundit janë politikanë apo zyrtarë të lartë, individë apo grupe individësh me ndikim të madh në vendimmarrjet politike e publike.”-shprehet ISP./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

LEXO EDHE:  Konsensusi mazhorancë-opozitë mund të arrihet edhe për ligje të tjera

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

LEXO EDHE:  Konsensusi mazhorancë-opozitë mund të arrihet edhe për ligje të tjera

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

LEXO EDHE:  Formula e re për Reformën në Drejtësi/ Rama: Habitem pse PD nuk po e pranon

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE