Connect with Us

Manovra dhe akrobaci për të varrosur të shkuarën/ Agron Tufa i nxjerr të palarat ish sigurimsit

Politikë

Manovra dhe akrobaci për të varrosur të shkuarën/ Agron Tufa i nxjerr të palarat ish sigurimsit

Publikuar

-

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, akuzon një prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, Xhavit Shalën se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, ndërsa këtë fakt është përpjekur vazhdimisht ta manipulojë.

Sipas Tufës, ligji për vetingun e Policisë, automatikisht e nxjerr nga sistemi ish punëtorin operativ të Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shalën, por për t’i rezistuar kësaj pune e për të mbajtur me thonj privilegjin që i jep rroga, Xhavit Shala ka zgjedhur një taktikë që lidhet me ligjet e shfuqizuara të kontrollit të figurës.

“Historia e ish of. të Sigurimit, Xhavit Shala, do të përbënte lëndë të lakmueshme për një roman pikaresk kriminal. Përveç “vijës së sjelljes” dhe “kombinimeve” me ish bashkëpunëtorët e tij sot, si “Studenti”, “Mboroja”, etj, ai ka hallin si t’u mbijetojë ligjeve të institucioneve demokratike. Gjithmonë i paqetë, gjumëtrazuar (siç ka qenë gjithmonë kjo shpesëri nate), ai ka kohë që ua përdredh kokën ligjeve.
Por prej një viti e ca, Xhaviti ndodhet në Labirintin e Ligjit dhe, që të mos e hajë Minotauri, ai kërkon një fill Ariadne, që të dalë së andejmi si hero.
Ja se si përpiqet Xhaviti t’ia hedhë edhe kësaj here Ligjit:

Ligji për vetingun e Policisë, automatikisht e nxjerr nga sistemi ish punëtorin operativ të Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shala. Autoritetet që merren me vetingun e kanë marrë përgjigjen qysh prej datës 24 maj 2019 (në një ditë të lavdishme për komunistët madje). Mirëpo, për t’i rezistuar kësaj pune e për të mbajtur me thonj privilegjin që i jep rroga, e për të shkelur ligjin, Xhavit Shala ka zgjedhur një taktikë që lidhet me ligjet e shfuqizuara të kontrollit të figurës.

Në atë kohë, komisioni “Bezhani”, për interes të Xhavit Shalës, kur ky u emërua drejtor i SHIK-ut Elbasan (tetor 1997), nuk mori vendim për të. Ky vendim i pëlqeu Shalës, sepse me këtë mbante vendin e punës dhe as u ndje më. Mirëpo sot, në kushtet e reja me ligjin e vetingut të Policisë, atij nuk i pëlqen më ky vendim. Për të mbajtur me thonj e me dhëmbë vendin aktual të punës, ka kërkuar vërtetimin e faktit të vendimit të komisionit “Bezhani” (pas 23 vjetësh). D.m.th. do diskutohet fakti në ka qenë apo jo oficer Sigurimi. E bukura është se padia e Xhavit Shalës, i drejtohet “gjykatëses”, pa e ditur që pas shortit, do ishte apo jo femër kjo. Dhe femër i qëlloi. Shala kërkon të dijë në është apo jo në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike, në një kohë që ligji i vetingut të policisë ndalon si oficerët e ashtu bashkëpunëtorët e Sigurimit.

LEXO EDHE:  Agron Tufa lëshon “bombën”/ “519 sigurimsa në Policinë e Shtetit”

Shala kërkon që të vijnë dëshmitarë në gjyq, ish ministri i Rendit Publik Spartak Poçi (babain e të cilin, Dilaver Poçi, gjatë kohës së internimit, e kishte “nën kujdes” në Dumre, pikërisht Xhavit Shala), ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Veli Myftari (që ka kaluar me “veteranët” sot) dhe ish drejtori i personelit Pendeli Taçi (ish oficer Sigurimi). Për të kopsitur mirë procesin, Xhavirt Shala kërkon “marrjen e provës materiale” të praktikave të shokëve të vet ish sigurimsa të lashtë si Ilir Balili, Adriatik Muka dhe Pandi Sterjo. Paralelisht, i kërkon Autoritetit të dosjeve (pra gruas së vet) të ndërpresë “procedurat verifikuese” (muhabet shtëpie d.m.th.). Xhavit Shala dihet se është tutori i Autoritetit, i cili është kuptuar me kohë se është një vegël në duart e tij.

Realisht Xhavit Shala është kryetar i Autoritetit. Kryetarja formale Genta Sula, ndjehet e pafuqishme të largojë nga funksioni Aida Shalën, gruan e Xhavitit, e cila ka siguruar monopolin e çdo material digjital (për bashkëshortin e saj). Nëse do kishte sadopak drejtësi, duhet të shohim dy veprime: largimin e Xhavit Shalës nga Policia dhe nga drejtimi i Autoritetit. Xhavit Shala nuk ndonjë formim policor. E shumta mund të ishte ndonjë instruktor partie. Dhe për këtë ka dhënë prova.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

LEXO EDHE:  Nga Agron Tufa/ MBI ÇMIMIN “NOBEL” NË LETËRSI DHE KADARENË

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Agron Tufa lëshon “bombën”/ “519 sigurimsa në Policinë e Shtetit”

LEXO EDHE:  Ndalimi i filmave të komunizmit/ Gumeni kundër Tufës

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Ndalimi i filmave të komunizmit/ Gumeni kundër Tufës

LEXO EDHE:  Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE