Connect with Us

Kanosi me thikë bashkëshorten/ Parandalohet krimi në familje

Kronika

Kanosi me thikë bashkëshorten/ Parandalohet krimi në familje

Publikuar

-

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

LEXO EDHE:  Ekzekutimet në Shkodër/ Në pranga katër persona

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Hapen shkollat/ Mësuesja dhe sekretarja e një gjimnazi rezultojnë pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo gjë është mësuar pasi morën përgjigjen e analizave dje.

Ky rast vërteton edhe një herë rrezikun që u kanoset nxënësve lidhur me probabilitetin e infektimit me Covid-19.



Nga ana tjetër, ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat  që janë bërë të ditura kohët e fundit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Grabitën dhjetra njerëz në Dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Grabitën dhjetra shtëpi në dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallën në kërkim 3 të tjerë

Policia e shtetit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Shtetasi me iniciale N.P 42 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve

LEXO EDHE:  Plas arma në Shkodër/ Policia në vendngjarje



Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime

LEXO EDHE:  Zjarri shkrumbon një banesë private

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE