LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Je tradhëtari më i madh”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

18 Janar 2020, 08:52, Politikë CNA
“Je tradhëtari më i madh”/ Qytetarët

Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një shprehje të Nënë Terezës.

?Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot. Ju gjëra që unë s’i bëj dot.

Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha.?-citon Rama Nën Terezën.

Por, mesa duket qytetarët nuk gënjehen më nga propaganda e kryeministrit dhe kanë shpërthyer në komente kundër kreut të qeverisë.

?Ti mund te besh shume gjera ne kete bote. Por nuk mund ti mbushesh mendjen gjithe shqiptareve se je më i miri. Ti Rama për mua je gënjeshtari më i madh, tradhëtari më i madh?-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan ?Po i nderuar meqënëse me fjalë të urta edhe une të them një, nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë. Kush do e rrafshojë këtë mal që vetëm ngrihet e nuk po ulet?.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se gjithçka propagandon Rama është vetëm fasadë.

?Shumë fasadë je, Nënë Tereza është Nënë Tereza dhe smund të bëhet kurrë një paralelizëm mes jush.?.-shkruan qytetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga