Connect with Us

Gjermania do të braktisë qymyrin si burim energjetik

Bota

Gjermania do të braktisë qymyrin si burim energjetik

Publikuar

-

Në Gjermani qeveria qendrore ra dakord me landet që t’i japë fund prodhimit të energjisë nga termocentralet me qymyr. Kompromisi i vështirë shoqërohet me kritika dhe paralajmërime për protesta.

Deri në mbylljen e termocentraleve me qymyr në Gjermani do të kalojë edhe ca kohë: mbyllja u ra dakord të bëhet në vitin 2038. Por mundësia për t’i mbyllur ato më herët ekziston: që në vitin 2026 do të shikohet a mund të mbyllen termocentralet që në vitin 2035.

Për këtë qeveria gjermane u mor vesh me katër landet e prekura: me Saksoninë, Saksoni-Anhaltin dhe Brandenburgun në Lindje të Gjermanisë dhe me Rinin Verior-Vestfalinë në Perëndim. Pas gjashtë orë bisedimesh me kancelaren Merkel, kryeministrat e këtyre landeve miratuan një plan kohor për mbylljen.

Mbyllja do të fillojë që këtë vit. Sa më i vjetër termocentrali, aq më herët mbyllja, ky është parimi i planit. Në 31 dhjetor sivjet do të mbyllet termocentrali i parë në Rheinlad. Dhe deri në vitin 2022 do të jenë mbyllur tetë termocentrale. Rekomandimin për këtë hap e ka dhënë një komision i posaçëm që vitin e kaluar. Brenda janarit tani pritet që marrëveshja e arritur të derdhet në një projektligj. Ligji përfundimtar pritet të miratohet deri në mes të këtij viti.

Berlin Kohle-Gipfel im Kanzleramt (picture-alliance/A. Franke)

Gradualisht do të mbyllen minierat e linjitit, një pjesë prej të cilave janë miniera të hapura. Dhe paralelisht do të mbyllen edhe miniera qymyrguri.

Pengesat rrezikuan miratimin e planit

Rënia dakord për braktisjen e qymyrit si burim për energjinë konsiderohet sukses, pasi rrezikohej që të mos bëhej. Kaq të mëdha qenë kundërshtitë te sipërmarrjet dhe te punonjësit.

Por për shkak të termocentraleve të qymyrit dhe automjeteve me naftë, Gjermania ka shifra problematike përsa i përket numrit të vdekjeve nga ndotja e ambjentit. Ajo zë vendin e 83-të për vdekjet nga ndotja e ambjentit, nga 188 vende, të analizuara nga Aleanca Globale për Shëndetin dhe Ndotjen. Britania e Madhe p.sh. zë vendin e 98-të, SHBA zënë vendin e 132-të.

Gjermania zë ndër vendet e para në botë për nxjerrjen e linjitit. Dhe mbajtja e termocentraleve me qymyr mendohet se e rëndon çdo ditë ambjentin. Mbi të gjitha: nxjerrja e linjitit nuk do t’ia vlente më ekonomikisht në Gjermani pas vitit 2038, pasi do të bëhej shumë e shtrenjtë. Njëkohësisht: disa nga termocentralet janë në gjendje jo të mirë, që sot.  Ndaj vëzhgues thonë se pronarët e tyre tani mund t’i mbyllin ato të gëzuar dhe të marrin edhe para nga shteti.

Që nuk qe i lehtë kompromisi, kjo është e kuptueshme. 20.000 të punësuar do të preken nga mbyllja e minierave. Dhe mbyllja e minierave ka gjithmonë edhe komponentë emocionalë, përveç atyre financiarë.

Shteti ofron kompensime të mëdha

Shumë njerëz kujtojnë edhe sot mbylljen minierave në zonën e Ruhrit. Në këtë zonë, që konsiderohet si motori i mrekullisë ekonomike të Gjermanisë së pasluftës, miniera e fundit e qymyrgurit u mbyll vetëm para një viti.

Gjermania do të braktisë qymyrin si burim energjetik - aud

Përsa i përket aspektit financiar: të punësuarit në zonat e qymyrgurit dhe minatorët do të marrin kompensime nga shteti edhe pesë vjet pas mbylljes së minierave, deri në vitin 2043. Ndërsa rajonet qymyrnxjerrëse do të marrin nga federata shuma të mëdha parash: 40 miliardë euro. Këto shuma do të përdoren për të përshtatur gradualisht ekonominë e zonave të prekura, për periudhën pas mbylljes.

LEXO EDHE:  Mirë mbetsh BE!/ Migracioni në Europën Lindore ndërron kahun

Kritika ambientaliste për kompromisin e vështirë

Protestat për mbrojtjen e klimës kanë qenë më të vërtetë të fuqishme në 2019-ën në Gjermani. Veçanërisht lëvizja “Fridays for Future” tërhoqi shumë vëmendjen, disa thonë duke e tepruar dhe duke spostuar nga vëmendja problemet e tjera. Ky fakt pasqyrohet edhe në vendimin e jurisë së posaçme, e cila zgjedh fjalët më karakterizuese të një viti në Gjermani. Fjala më karakterizuese e vitit për 2019-en ishte “histeria e klimës”.

Protestat për klimën besohet se luajtën një rol indirekt, në ndërgjegjësimin publik, për ta shtyrë përpara miratimin e planit kohor për mbylljen e minierave. Por vendimi ka lënë jo pak të pakënaqur.

Aktivistët e “Fridays for Future” me ta mësuar vendimin deklaruan se do të ndërmarrin aksione të mëdha proteste kundër tij. Një nga arsyet për to është që për mendimin e aktivistëve vendimi do të zbatohet me shumë vonesë.

Termocentrali i ri Datteln 4 -Gjermania do të braktisë qymyrin si burim energjetik - audTermocentrali i ri Datteln 4 me kapacitet 1052 megavat

Por këtu disa aktivistë harrojnë faktin që Gjermania është një nga shtetet më të industrializuara të botës, me uri të madhe për burime energjitike. Tashmë Gjermania ka braktisur energjinë atomike. Edhe pa mbylljen përfundimtare të centraleve atomike, çmimi i energjisë në Gjermani për kilovat/orë është më i lartë se në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Po të braktiset menjëherë edhe qymyri, energjia do të shtrenjtohet edhe më, pasi burimet e ripërtëritshme ende nuk e kompensojnë dot boshllëkun.

Një arsye tjetër për protestat e shpallura të aktivistëve është leja për të vënë në funksionim një termocentral të ri me qymyrguri. Vendimi për vënien në punë të termocentralit Datteln 4 qe bllokuar deri tani. Por qeveria qendrore dhe landet llogaritën që po të mos vihej në funksionim sistemi, kompensimi për pronarin do të ishte shumë i lartë. Kjo tani ka shkaktuar revoltë.

Populistët e AfD-së: i latë vetëm minatorët

Partitë politike në Gjermani, CDU/CSU, SPD dhe të Gjelbrit e mbështesin kompromisin e arritur. Përjashtim bën partia populiste Alternativa për Gjermaninë. Sipas modelit të populistëve në vende të tjera, kjo parti edhe në këtë rast kritikon se qeveria po i lë në baltë minatorët. Por faktet flasin një gjuhë tjetër. Jo vetëm dhjetëra miliarda eurot kompensim tregojnë përkujdesje të shtetit për të prekurit. Ankesa se njerëzit në këto rajone po lihen vetëm nuk qëndron edhe prej planeve të zhvillimit. Kështu p.sh. qyteti i Cottbusit p.sh. në landin lindor të Brandenburgut do të kthehet në qëndër shëndetësore. Atje do të ndërtohet edhe një klinikë universitare./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rekord të infektuarish në Francë/ Mbi 13 mijë raste të reja me Covid në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Franca ka raportuar ditën e sotme rekord rastesh të infektuara me Covid, duke shënuar 13,215 raste të reja
Kjo është një shifër ditore që vendi s’e kishte arritur ndonjëherë deri më tani.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi gjithashtu se numri i përgjithshëm i vikitmave nga Covid-19 shkoi në 31,249, pasi në 24 orë u regjistruan 154 raste të tjera. Ndërsa numri i të infektuarve rritet çdo ditë, rajonet dhe qytetet më të prekura në Francë kanë forcuar masat kufizuese.



Qyteti Nice, në Rivierën Franceze do të ndalojë mbledhjet e më shumë se 10 personave në hapësirat publike dhe do të detyrojë baret që të mbyllen herët pasi Marseille dhe Bordeaux morën masa të ngjashme të hënën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sondazhi zbulon dilemat e amerikanëve rreth vaksinës

Publikuar

-

Nga

Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, thanë se ata pa dyshim ose ndoshta, nuk do ta bënin vaksinën ndaj koronavirusit nëse do të ishte e disponueshme sot, ndërsa 51 për qind thanë se do ta bënin atë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore Pew, zhvilluar më parë gjatë këtij muaji. 49 për qind e amerikanëve të cilët anojnë drejt refuzimit përmendën si shqetësim kryesor efektet anësore të vaksinës.

Besimi i publikut tek një vaksinë e sigurt kundër COVID-19 ka rënë.

Në maj, një studim i qendrës Pew zbuloi se 72 për qind e amerikanëve ishin të gatshëm të vaksinoheshin nëse vaksina do të ishte në dispozicion.

Vetëm 21 për qind në sondazhin e këtij muaji thanë se do të injektoheshin pa dyshim.

Sondazhi i fundit i qendrës Pew zbuloi se 77 për qind e amerikanëve besojnë se vaksinat që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të miratohen përpara se siguria dhe efektiviteti i tyre të kuptohen plotësisht.

Shtatëdhjetë e tetë (78) për qind e më shumë se 10 mijë pjesëmarrësve në sondazh, përmendën si një shqetësim tejet të madh miratimin me shpejtësi të vaksinës pa garantuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.



Ndërkohë, vetëm 20 për qind thanë se janë më të shqetësuar mbi faktin se miratimi i vaksinës do të ndodhë shumë ngadalë.

Të premten, Qendra e Kërkimeve e universitetit Johns Hopkins raportoi më shumë se 30 milionë infeksione me COVID-19 në të gjithë botën dhe pothuajse 950,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve në botë, 6.6 milionë ndjekur nga India me 5.1 milionë dhe Brazili me 4.4 milionë.

LEXO EDHE:  “Gustavi i Madh”/ Topi gjigant përmes të cilit Gjermania u përpoq të pushtonte Evropën

LEXO EDHE:  “Gustavi i Madh”/ Topi gjigant përmes të cilit Gjermania u përpoq të pushtonte Evropën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë njoftoi të premten 96,424 infeksione të reja dhe më shumë se 1000 vdekje të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se koronavirusi ka filluar të përhapet përsëri në Evropë me “ritme alarmante” dhe duhet të shërbejë si një thirrje për “zgjim” për qeveritë evropiane. Kreu evropian i OBSH-së doktor Hans Kluge, tha gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen se shkalla më e shpejtë e transmetimit ishte rregjistruar mes grupmoshave 25 dhe 49 vjeç. OBSH-ja vuri në dukje se infeksionet po rriteshin gjithashtu shumë shpejt edhe mes të moshuarve. Zoti Kluge tha se rritja e infeksioneve ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të testimeve, por gjithashtu tregon “nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin”. Ai paralajmëroi vendet evropiane që të mos shkurtojnë periudhat e izolimit dhe i nxiti ata të miratojnë strategji koherente për të vënë nën kontroll virusin, që siç tha ai është provuar të jetë më vdekjeprurës “atje ku mbizotëron paragjykimi dhe dezinformimi”.

“Se ku do të shkojë pandemia nga këtu ku jemi ndodhet në duart tona. Ne e kemi luftuar dhe sërish do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai./VOA

LEXO TE PLOTE