Connect with Us

“Dosja 184 të transferohet në SPAK”/ PD letër Prokurorisë: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër

Politikë

“Dosja 184 të transferohet në SPAK”/ PD letër Prokurorisë: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër

Publikuar

-

Partia Demokratike i ka kërkuar informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK.

Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoo përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

LEXO EDHE:  “Turpi i Bulqizës”/ Gjunkshi thirrje Lefter Allës” Nëse e ndjen se je djalë Dibre, jep dorëheqjen

Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016
2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK
3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    18 Janar, 2020 at 4:39 pm

    S-i mund te hetohet pa u hetuar 96-97?! Neqoftese SPAK zgjedh dosjet dhe jo radhen apo shortin apo regullin sipas ligjit “femija” ka lindur e vdekur! Korrupsioni ka zene per gryke te gjithe! Good luck Albania!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  “Turpi i Bulqizës”/ Gjunkshi thirrje Lefter Allës” Nëse e ndjen se je djalë Dibre, jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Petrit Vasili: Opozita më e qartë se kurrë, kemi mbështetjen e qytetarëve për protesta

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  1325 dollarë për një letër alumini/Dasma e papritur e këngëtarëve në Las Vegas i ‘çmend’ të gjithë

LEXO EDHE:  Petrit Vasili: Opozita më e qartë se kurrë, kemi mbështetjen e qytetarëve për protesta

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  “Turpi i Bulqizës”/ Gjunkshi thirrje Lefter Allës” Nëse e ndjen se je djalë Dibre, jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Mbarëvajtja e zgjedhjeve/Ministri Demiraj jep porositë në Elbasan

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE