Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Kronika

Dëmet nga tërmeti/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Publikuar

-

Gjykata penale e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat që u arrestuan në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mësohet se Gjykata Penale ka dhënë sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për shtetasit: Stela Maze, Hekri Disha, Merita Kushe, Bukurije Halili, Adhurim Qehajaj, Zhaneta Tagani, Anila Harxhi, Reis Muca, Shpëtim Kërçiku.

Ndërkohë shtetasit, Agim Eskin, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkola, Mehmet Felaj, Jan Ikonomi, Shefqet Doda, Vjollca Hoxholli, Mehmet Felahi, Faik Peza, Ali Dyrmishi, Gerti Qalliku, Luan Beta, janë lënë në arrest shtëpie.

LEXO EDHE:  Humbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti/ Mesazhi prekës i hallës

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë, “arrest në burg” për shtetasit Hodo Gjoni, Artur Skela, Fejzi Dyrmishi, Besnik Fuçia, Naim Shehi dhe Gezim Shkalla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”/ OFL ultimatum shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Lezhë dhe Kurbin/ Kush janë katër “shënjestrat” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;



D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

LEXO EDHE:  “Krimineli famëzi” / Berisha “kryqëzon” gjykatësin pas dënimit të Salianjit

LEXO EDHE:  Humbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti/ Mesazhi prekës i hallës

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet i pajetë në banesë 28-vjeçari

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Durrës/ Vetëvaret nje 28-vjeçar

Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Durrësit, ndërsa dyshimet e para janë se ai i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.

“Më datë 14.08.2020, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur  në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç , banues në Durrës, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.



LEXO EDHE:  Frika e Perëndisë largon frikën e tërmetit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarje”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Filmohen nga droni/ Si u arrestuan të shumëkërkuarit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Filmohen nga droni/ Si u arrestuan të shumëkërkuarit në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar momentet e arrestimeve të bujshme pasditen e djeshme në Tiranë, ku në zonën e Freskut u kapën Anterio Kaloshi dhe Mardi Berberi, ky i fundit i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të Drilonit, ku u qëllua me breshëri të gjata automatiku hotel “Voloreka”.

Siç duket nga pamjet, gjithçka është filmuar nga droni, i cili ka ndjekur edhe objektivat e policisë.

Fillimisht objektivi ka tentuar të largohet duke dalë në tarracë, por droni e ka ndjekur, po ashtu edhe policia duke bërë të mundur arrestimin e tij.

LEXO EDHE:  Humbi vëllain, kunatën dhe nipin nga tërmeti/ Mesazhi prekës i hallës



Kaloshi ishte shpalluar në kërkim që prej disa muajsh pasi akuzohet për masakrën e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona.

LEXO EDHE:  Dyndje të jashtëzakonshme në Rinas/ Shqiptarët marrin “arratinë”

Ndërkohë, Meardi Berberi u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim sepse dyshohet se ka organizuar ngjarjen e rëndë të Drilonit, ku u qëllua me breshëri automatiku hotel “Voloreka”. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE