Connect with Us

Deklaratat e Ramës për Spitalin Kirurgjikal/ Vasili: Lëri broçkullat, shtroju punës

Politikë

Deklaratat e Ramës për Spitalin Kirurgjikal/ Vasili: Lëri broçkullat, shtroju punës

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Spitalin Kirurgjikal për të cilin tha se është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri, në shëndetësinë e vendit.

Vasili i thotë Ramës t’i lërë broçkullat “madhështore” për shëndetësinë, ndërsa pretendon se këtë deklaratë kryeministri e ka bërë me injorancë proverbiale.

“Në këtë rast qytetaret duhet ta dinë se ky është riorganizimi i vetëm disa prej shërbimeve kirugjikale si kirurgjiia e përgjithshme dhe urologjia. Që të quhej një spital kirurgjikal do të duhej që të gjithë shërbimet kirurgjikale të kryheshin atje.

Ndërkohë që në QSU salla kirurgjikale dhe shumë mirë të paisura që s’janë asfarë pjesë e këtij spitali, ekzistojnë në kardiokirurgji, në neurokirurgji, në djegje- plastike, në pediatri dhe në onkologji”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, katet që inauguroi Rama janë ndërtuar që në vitin 2012 si pjesë e spitalit të Urgjencës dhe e projektit me CEB, si një investim madhor dhjetëra milion euro dhe me teknologji të nivelit shumë të lartë, që ndodhet po aty.

“Vetë QSU është një investim madhor i realizuar në vite nga qeveri të ndryshme. Po kështu spitale si Durrësi e Shkodra, me investime mjaft të mëdha të qeverisë dhe Bankeën Botërore si dhe shumë investime të tjera mjaft më të medha të realizuara nga Qeveri socialiste dhe demokrate në Elbasan, Korçë ,Sanatorium si dhe projekti i I-Health etj.

LEXO EDHE:  Skandali me vjedhjen e votave/ Basha “shpërthen” ndaj Ramës

Shqiptarët kanë sy, kanë memorje, po ashtu edhe mjekët dhe infermierët e këtij vendi përjashtuar ndonjë koleg mjek të shplarë nga personaliteti apo të verbuar nga pasioni rilindas që bën sikur i harron, i kanë parë e përdorur këto investime të realizuara ndër vite.

Ndonjë nga të mbijetuarit e Partise Socialiste brenda rilindjes duhet t’ja kujtojeë këtij injoranti dhe ziliqari investimet e bëra në shëndetesi edhe nga ministrat e shëndetësisë të Partisë Socialiste”, thekson nënkryetari i LSI.

Vasili deklaron se premtimi për shëndetësinë falas është një broçkull idiote, ndaj i kërkon Ramës t’i shtrohet punës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  I bien me varre’ mureve se pretendojnë që do marrin shtëpi/ Rama: Mos bëni të tilla aventura

LEXO EDHE:  "Qeveria bëhet njësh me oligarkët dhe del kundër FMN"

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  I bien me varre’ mureve se pretendojnë që do marrin shtëpi/ Rama: Mos bëni të tilla aventura

LEXO EDHE:  Mësuesja denoncon mungesën e ilaçit/ Qeveria merr masa

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi ngre alarmin/ “Shkodra aspak e qetë nga krimi, qytetarët të pasigurt”

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaron se situata në qytetin që ajo drejton, vijon të mbetet alarmante.

Ademi tha se të shtënat e pak ditëve më parë në pedonalen e Shkodrës, tregojnë se krimi po godet edhe jetën e qytetarit.

“Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i armatosur. Krimi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente”, u shpreh ajo në emisonin “360 gradë”.

Sipas saj, kjo tregon se krimi nuk po goditet dhe ngjarjet e ndodhura në Shkodër ende nuk janë zbardhur.

LEXO EDHE:  Foto-Emri/ Kush është trafikanti i drogës që punon në administratën e Ramës

LEXO EDHE:  "Qeveria bëhet njësh me oligarkët dhe del kundër FMN"

“Ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe vazhdon të përsëritet situata jo e qetë dhe kriminaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë krime dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kriminaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin”, theksoi demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE