Connect with Us

Burg pa afat për infermierin/ Habit avokati: Armët i kishin mbetur që nga 97-ta

Kronika

Burg pa afat për infermierin/ Habit avokati: Armët i kishin mbetur që nga 97-ta

Publikuar

-

Dine Kika 40 vjeç, infermier, u arrestua tre ditë më parë në fshatin Buz të Tepelenës pasi  i’u gjetën armë dhe municione pa leje si dhe një sasi kanabisi në automjetin e tij.

Sot ai është njohur dhe me masen e arrestit “Burg pa afat”.

Mirëpo nën dritën e fakteve të reja të përcjella sot në seancën gjyqësore të mbajtur në shkallën e parë të gjyqësorit, bëhet e ditur se Dine Kika ka qenë tërësisht i painformuar për armet që i janë gjetur, si dhe për kanabisin.

Avokati mbrojtës ka pohuar sot në seancën gjyqësore se armët e gjetura, kanë qenë të ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe të paprekura ndërkohë që një armë gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më.

Njëkohësisht edhe kanabisi i gjetur në automjet, që nuk rezulton të jetë në emër të Kikës dhe ka qenë në rrugë të madhe jashtë pronës të të arrestuarit.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 12 kg drogë në Korçë/Pranga 3 të rinjve (Emrat)

Por siduket, këto argument nga avokati i 40-vjeçarit Kika, Agron Ilijazi, nuk kanë mjaftuar për të dhënë një masë arresti te lehtësuar, por gjykatësja Çibuku ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” ndaj infermierit të fshatit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Hakmarrje për vëllain dhe xhaxhain?/ Erion Alibej i dyshuar edhe për vrasjen e Bujar Çelës

Publikuar

-

Nga

Erion Alibej (Dylgjeri) i arrestuar ditën e sotme me akuzën e porositjes dhe organizimit të vrasjes së 2 personave në Korrik, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt është i dyshuar kryesor edhe për ngjarjen e djeshme që tronditi Elbasanin.

Sipas AbcNews, Erion Alibej është i dyshuari kryesor si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Bujar Çelës, të vëllait të Talo Çelos mëngjesin e djeshëm te kryqëzimi i Bradasheshit.



Bujar Çela u ekzekutua në të njëjtin vend, që në 29 dhjetor të 2018 u vra vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibej 34 vjeç bashkë me xhaxhain dhe një shtetas turk.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ Sekuestrohen mbi 50 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Akuza e kundërakuza/ Përplasen Rama dhe Berisha

Erion Alibej (Dylgjeri) është arrestuar në 2013. Ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh në Torino (Asti) me 4.5 vite burg. Pasi kreu burgun erdhi në Shqipëri, ndërsa aktualisht ishte në arrest shtëpie për një plagosje 6 muaj më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vranë vëllain në masakrën e Elbasanit/ Kush është 34-vjeçari që porositi dy ekzekutimet e bujshme

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme 34-vjeçarin Erion Alibej si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Për 34-vjeçarin është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili u ekzekutua dy vitë më parë në Elbasan, në dhjetor të 2018. Erion Alibej së bashku me vëllain e tij drejtonin një grup të trafikut të drogës në Holandë e Itali.



Endrit Alibej bashku me vëllain Erion Alibej u arrestuan më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 12 kg drogë në Korçë/Pranga 3 të rinjve (Emrat)

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 12 kg drogë në Korçë/Pranga 3 të rinjve (Emrat)

Asokohe, policia e Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve Alibej mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri armësh te hotel “Voloreka”/ Lihen në burg tre të akuzuarit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit në lidhje me dy sulmet me breshëri plumbash në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit.

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin si shtetasin Ervin Kalaja. Mësohet se Kaloshi është mik i Orges Bilbili, i cili akuzohet se ka bërë edhe sulmin në fjalë, ndërsa ishte në shoqërinë e tij kur u arrestua. Ata akuzohen për armbajtje pa leje, kundështim të policisë, falsifikim dokumentesh.



Tre të dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht. Cështja erdhi në Gjykatën Penale të Tiranës për shkak se gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë territoriale. Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”) u arrestuan gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga Shërbimet e Forcave Operacionale në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda e drogës/ Sekuestrohen mbi 50 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Tuneli me drogë në Tiranë/Dyfishohet numri i "kurbanëve", çfarë u gjet brenda (Video)

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE