LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braçe tallet me Bashën pas artikullit të “The Times”/ “Je hapur shumë Lul”

18 Janar 2020, 19:42, Politikë CNA
Braçe tallet me Bashën pas artikullit të “The

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për artikullin e gazetës britanike ?The Times?, e cila ka zbuluar hetimin britanik, që ka në zemër krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës.

Braçe e pyet Bashën se çfarë po bëhet  dhe pse pse ?The Times? shkruan se kryedemokrati e kaloi gjyqin me pandëshkueshmëri.

?Luli, o Luli! Ç?bëhet kështu? Pse se quajnë gjyqin tënd në Tirane këta? Dhe imagjino çfarë drejtësie kanë këta në atë ishull!?, shkruan zv.kryemninistri në rrjetet sociale.

Numri 2 i qeverisë ka publikuar një pjesë të artikullit dhe paralajmëron Lulzim Bashën se drejtësinë britanike dhe amerikane nuk e kontrollon dot njeri.

?Je hapur shumë Lul, shumë, Amerikë e Britani ku drejtësinë se kontrollon dot kush!?, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga