LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Australisë nuk i ndahen “hallet”/ Pas zjarreve të fuqishme, rrezikon përmbytje

18 Janar 2020, 08:46, Kosova & Bota CNA
Australisë nuk i ndahen “hallet”/ Pas zjarreve të

Pas zjarreve të fuqishme që ?pushtuan? Australinë kohët e fundit, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Shiu që filloi të binte u duk një lehtësim i madh për banorët dhe autoritetet në luftën ndaj zjarrit, por problemet duket se u shtuan.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë shtrënguar pjesë të bregdetit lindor të Australisë, kanë sjellë një kërcënim të ri për përmbytje në disa zona.

Si pasojë e motiti të keq janë mbyllur disa rrugë kryesore dhe është ndërprerë energjia elektrike në disa zona. Kujtojmë se zjarret kanë filluar në Australi që nga shtatori, duke lënë të paktën 28 viktima dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi e djegur miliona hektarë tokë./CNA.al

Lajmet e fundit nga