LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Vlorë/ Në automjetin e djegur gjendet një kallashnikov

18 Janar 2020, 20:15, Kronika CNA
Atentati në Vlorë/ Në automjetin e djegur gjendet një

Vetëm, pak më parë u gjet një makinë e djegur në aksin rrugor Vlorë-Fier që dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në pjesën e pasme të ?Benzit?  të djegur është gjetur edhe një armë tip kallashnikov.

Raportohet se në vendin ku është gjetur ?Benzi? është shumë e vështirë të shkohet, për shkak se është rrugë dytësore dhe jo shumë e frekuentuar. Dyshohet se autorët kanë qenë njohës të mirë të zonës dhe janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë, blutë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbulimin e të ndonjë të dhëne që të dërgojnë te autorët, por nga arma dhe automjeti është shumë e vështirë të merret ndonjë shenjë gishtash./ CNA.al

Lajmet e fundit nga