LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artikulli i “The Times”/ Balla paralajmëron Bashën: Faktet e reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri

18 Janar 2020, 19:08, Politikë CNA
Artikulli i “The Times”/ Balla paralajmëron Bashën: Faktet

Pas artikullit të gazetës ?The Times?, për kompaninë që transferoi qindra-mijëra dollarë në emër të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, ka ardhur edhe reagimi i numrit 2 të socialistëve, Taulant Ballës.

Balla deklaron se hetimi britanik, që kishte në zemër krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, sjell prova të reja që konfirmojnë pagesat dhe krimin.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së thotë se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, i detyrohen publikut shqiptar një përgjigje të menjëhershme.

Gjithashtu Balla ka bërë publike edhe dokumentat e publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

?Për ta kuptuar të plotë këtë skandal, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

?1. Kontrata e firmosur nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë:
https://efile.fara.gov/?/6414-Supplemental-Statement-201711?

3. Deklarata ku kompania guackë Biniatta Trade deklaron se do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf?, shkruan numri 2 i PS-së në një postim në rrjetet sociale, ndërkohë paralajmëron se faktet e reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri.

?The Times? për lobimin rus/ Po hetohet kompania që transferoi mijëra dollarë në emër të PD

Lajmet e fundit nga