LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i bujshëm i Xhevahir Jonuzit/ 47 vjeçari transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë

18 Janar 2020, 14:31, Kronika CNA
Arrestimi i bujshëm i Xhevahir Jonuzit/ 47 vjeçari transferohet

Forcat Renea kanë sjellë drejt Burgut të Sigurisë së Lartë në Tiranë, Xhevahir Jonuzin, 47-vjeçarin e arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm.

47-vjeçari Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.
Ai do të vijojë të mjekohet në spitalin e burgut të Sigurisë së Lartë. Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës./CNA.al

Lajmet e fundit nga