LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë Shqipërinë, ja pse po hakmerret ndaj Haradinajt  

18 Janar 2020, 11:52, Politikë CNA
Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë

Nga qyteti i Korçës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kryemadhit,  Edi Rama dhe Qeveria e tij duan ta përdorin izolimin e Shqipërisë si alibi për Mini-Shengenin, duke shkuar kështu në aleanca dhe rrugë të tjera, të cilat shqiptarët nuk i kanë dashur as si politikë por as shpirtërisht.

Sa i takon padisë së Ramës për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryemadhi e cilësoi këtë hakmarrjen për bllokadën që sipas saj i bëri Haradinaj.

?Edi Rama ka zgjedhur t?i tradhëtojë interesat e shqiptarëve.Edi Rama ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë por të tradhëtojë Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar,zotit Ramush Hajradinaj.

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.

Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t?i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.?-tha ndër të tjera kryetarja e LSI./ CNA.al

Lajmet e fundit nga