Connect with Us

1 në 6 demokratë e mbështet Bashën/ Kulluri: Rrënimi i tij është i parikuperueshëm

Politikë

1 në 6 demokratë e mbështet Bashën/ Kulluri: Rrënimi i tij është i parikuperueshëm

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri thotë se referuar sondazheve, një në gjashtë demokratë e mbështet kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas Kullurit partia, duhet të hyjë në kuvend kombëtar për tu reformuar, për ta nxjerrë partinë nga kriza, për të pasur një program elektoral për zgjedhjet e ardhshme

“Partia duhet të hyjë në kuvend kombëtar për tu reformuar, për ta nxjerrë partinë nga kriza, për të pasur një program elektoral për zgjedhjet e ardhshme, dhe dalja në një qasje krejtësisht të re. Humbja e 2017-ës ja pamundëson fitoren Lulzim Bashës në 2021-shin, është humbje e rëndë, dhe sjellje e papërgjegjshme pas asaj humbje, sa rrënimi i Bashës është i parikuperueshëm. Vetëm 1 në 6 demokratë e mbështet Bashën, e kemi me sondazhe”, tha Kulluri në studion e Report Tv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nuk përmbahet Bushati/ PS e përdori marrëveshjen e 5 qershorit si letër higjenike

Publikuar

-

Nga

Nuk përmbahet Bushati/ PS e përdori marrëveshjen e 5 qershorit si letër higjenike

Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ku po flitet për ndryshimet kushtetuese.

Sipas Bushatit, PS e shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, madje ai shkon e më tej, ku thotë se e ka përdorur si letër higjenike.



“Mazhoranca ka shkelur në marrëveshjen e 5 qershorit në nenin 19 dhe 36. Ju e përdorët marrëveshjen e 5 qershorit s letër higjenike. Faj kanë edhe ata që ju besuan juve dhe u ulën duke nënshkruar më ju”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Gjykata Speciale jep detajet, ja për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Gjykata Speciale jep detajet, ja për çfarë akuzohet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të njëjtën ditë është arrestuar me urdhër të këtij trupi.

Ky njëherësh është arrestimi i parë që bën Prokuroria Speciale në Kosovë.

Mustafa akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”.

Teksa është bërë e ditur se Mustafa është dërguar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kjo Gjykatë ka thënë se ai aktakuza pretendon se “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Në aktakuzë përmendet po ashtu se prej periudhës 19 prill të vitit 1999 e deri në fund të atij muaji, në atë vendndodhje është vrarë një i ndaluar.



Në komunikatë është thënë edhe se gjykatësi i procedurës paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër Mustafës më 12 qershor të këtij viti, mirëpo në përputhje me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk është bërë publike në atë kohë.

LEXO EDHE:  Ushtarakët në polici/ Kulluri “shuplakë” Lleshajt

LEXO EDHE:  Nuk do të funksionojë si më parë/Google ndërpret mbështetjen me këtë kompani celularesh

Salih Mustafa, në kohën e fundit, ka qenë zyrtar i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai njihet si njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit. Në kohën kur Forcat e Sigurisë së Kosovës njiheshin si Trupa Mbrojtëse të Kosovës, Mustafa ka shërbyer atëbotë si shef i departamentit informativ.

Dhomat e Specializuara edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar apo siç njihen në Kosovë edhe si Gjykata Speciale, u themeluan pesë vjet më parë nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e pretenduara kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe vepra të tjera penale në lidhje me pretendimet e përfshira në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011. Deri më tani, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim me qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju bëri zbor një plak 71-vjeçar”/ Ish-ministri i Brendshëm akuza policisë: E turpshme për shtetin!

Publikuar

-

Nga

“Ju bëri zbor një plak 71-vjeçar”/ Ish-ministri i Brendshëm akuza policisë: E turpshme për shtetin!

Ish Ministri i Brendshëm Flamur Noka, ka reaguar pas ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefter Zhidru nga forcat RENEA në Elbasan.

Noka e quan vrasjen e të moshuarit të turpshme për shtetin, që sipas tij, tregon se kemi një shtet qesharak. Sipas tij, policia nuk vrau një kriminel, por një plak me neurozë.



“E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin … Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret”, shkruan Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE