Connect with Us

Zjarri i merr jetën të miturit në Kurbin/ Policia jep detaje

Kronika

Zjarri i merr jetën të miturit në Kurbin/ Policia jep detaje

Publikuar

-

zjarr ne ministrin e brendeshme

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që i mori jetën një fëmije 3 vjeçar.

Policia bën me dije se, sot rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

LEXO EDHE:  Zjarr në Durrës/ Bombola djeg katin e 5 të pallatit

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë/ Policia ndalon Oriola Marashin

Publikuar

-

Nga

Vajza e njohur e showibizzit shqiptar, Oriola Marashi është ndaluar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në makinë.

Sipas gazetës “Si”, Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi, pasi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,, si dhe E. Krasniqi.

Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti.

LEXO EDHE:  Flakët përfshijnë shkurre e ullinjë në Patos/ Rrezikohen banesat

LEXO EDHE:  Flakët përfshijnë shkurre e ullinjë në Patos/ Rrezikohen banesat

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, mësohet të ketë thënë modelja.
Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga plagosja në Durrës/ Autori i dyshuar si grabitësi i pikës së kredidhënies

Publikuar

-

Nga

Identifikohet autori i dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e pronarit të një shtëpie në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas Report Tv, autori i dyshuar është Astirt Thaçi 27 vjeç, banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30 për të grabitur.
I zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.
27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.
Ndërkohë, autoritetet janë në vënë në ndjekje të të riut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh në një banesë/ Humb jetën vajza 13 vjeçare në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë banesën e një familje të komunitetit rom në Shkodër.

Mësohet se si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një vajzë 13 vjeçare me iniciale Gj.D.
Vajza ndodhej në gjumë në momentin e rënies së zjarrit dhe ka qenë e pamundur nxjerrja e saj jashtë banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE