Connect with Us

“Vrasësit po lirohen me dijeninë e Ramës”/ Kush është “bosi i krimit” që përgatitet të dalë

Politikë

“Vrasësit po lirohen me dijeninë e Ramës”/ Kush është “bosi i krimit” që përgatitet të dalë

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin.
Në deklaratën e tij, Bardhi paralajmëron se po përgatitet lirmi i një tjetër të “bosi krimi”, për të cilin sipas tij ka dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

“Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë. Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës”, u shpreh bardhi bnë një deklaratë për shtyp.

Sipas tij, shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

“Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune. Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, tha me tej Bardhi.

LEXO EDHE:  Ish-ministri teknik i Drejtësisë sulmon Ramën: Nuk lejoi që të bënim detyrën

Sipas tij, ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

“Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?
Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës”, u shpreh më tej Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  “Të burgosurit shqiptarë në MV trajtohen çnjerëzisht/ Asnjë reagim nga qeveria”

LEXO EDHE:  Fusnin drogë në burg, arrestohen dy punonjësit dhe bashkëshortja e një të burgosuri

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE