LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperatura nën zero dhe mjegull/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

17 Janar 2020, 07:03, Sociale CNA
Temperatura nën zero dhe mjegull/ Ja si do jetë moti për

Moti ditën e sotme do të nisë i kthjellët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës në jug e lindje të vendit me kthjellime e vranësira kalimtare.

Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore prani e mjegullës së dendur e mjegullinës.

Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta parashikohen ngrica.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë. Më tej erë e lehtë. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -5ºC deri në 8ºC
Në zonat e ulëta -4ºC deri në 15ºC
Në zonat bregdetare 3ºC deri në 18ºC/ CNA.al

Lajmet e fundit nga