Connect with Us

“Sulm prej gjarpëri”/ Ish-presidenti akuza të forta Ramës

Politikë

“Sulm prej gjarpëri”/ Ish-presidenti akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të forta pas padisë që kryeministri Edi Rama ka bërë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se “Padia gjyqësore e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërise kundër Kryeministrit dhe një prej figurave kyçe të luftës për liri në Kosovë është një sulm prej gjarpërit në gji.”.

Sipas Nishanit, synimi i vërtetë i Ramës është të përçajë shqiptarët.

“Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht pro dhe kundët Ramush Haradinajt por pro dhe kundër Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.
Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.”-shkruan Nishani.

LEXO EDHE:  Skandal/ Këshilltari i Ramës u "nxin jetën" qytetarëve

Më tej, ai thekson se e gjithë PS nuk është në të njëjtën linjë me Ramën dhe se ndryshojnë nga sekti i rilindasve.

“Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.

Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.
Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik !
Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji !”-përfundon postimin e tij Bujar Nishani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Rikthehet marrëveshja Rama-Basha/ Kërkohet konsensus në parlament

LEXO EDHE:  Ramush Haradinaj uron Ilir Metën

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE