Connect with Us

“Sistem zgjedhor që na pështyn në surrat”/ Fuga i vendosur: Me mirë shkoj për gjah derrash

Politikë

“Sistem zgjedhor që na pështyn në surrat”/ Fuga i vendosur: Me mirë shkoj për gjah derrash

Publikuar

-

Artan fuga akademik

Akademiku Artan Fuga thotë se qytetarit nuk i mjafton të dijë kush fiton zgjedhjet, por a fiton demokracia.

Sipas tij zgjedhje të mira me modelin e sotëm ku deputetët i emëron kryetari i partisë dhe elektorati nuk i voton dot dhe nuk di kush e merr votën e tij, nuk mund të ketë.

Fuga shkruan se qytetarëve nuk i duhen fare zgjedhjet me deputetë ushtarë, qesharakë dhe kope.
Më tej ai thekson se me këtë sistem që është sot, nuk ka për të kaluar fare nga rruga që të çon në qendrën e votimit.

“Sistem zgjedhor që na pështyn çdo ditë në surrat.
Qytetarit nuk i mjafton të dijë kush fiton zgjedhjet, por a fiton demokracia. Zgjedhje të mira me modelin e sotëm ku deputetet i emëron kryetari i partisë dhe elektorati nuk i voton dot dhe nuk di kush e merr voten e tij nuk mund të ketë. Zgjedhje të mira me deputetë ushtarë, qesharake, kope, as na duhen fare ne qytetarëve. Ky është uzurpim i demokracisë, është shoqëria piramidale që e pështyn çdo ditë në surrat qytetarin. Me këtë sistem që është sot unë ditën e zgjedhjeve nuk kaloj fare nga rruga që çon te qendra e votimit. Me mirë shkoj për gjah derrash”, shkruan Fuga./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. Z

    17 Janar, 2020 at 3:44 pm

    Nuk mendoj se ke fuqi te shkosh per gjah DERRASH O Fuga!

  2. Dora

    17 Janar, 2020 at 4:15 pm

    Po kshtu ka qen sistemi, tani u kujtove ti?? Prandaj mos mbroni asnje nga derrat e politikes. Une s votoj prej vitesh.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Artan Fuga ministër teknik i PD?!/Vjen reagimi: Nuk iu zhgënjej, por …!

LEXO EDHE:  “Po na vrasin të ardhmen me sistem zgjedhor klientelist”/ Ndërkombëtarët po heshtin!

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Artan Fuga: Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën

LEXO EDHE:  Artan Fuga: Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE