LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seriali i vrasjeve në Tropojë/ Artan Hoxha zbulon lidhjet e politikës

17 Janar 2020, 21:20, Kronika CNA
Seriali i vrasjeve në Tropojë/ Artan Hoxha zbulon lidhjet e

Gazetari investigativ i kronikës së zezë,  Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ?Provokacia?, teksa ka folur për ekzekutimin e biznesmenit tropojan, Guxim Gjuriqi, ka bërë edhe një kronologji të serialit të vrasjeve në Tropojë dhe lidhjet e politikës.

?Ngarja e Tropojës në termilogjinë e kriminalistikës cilësohet si vrasje me mesazh, pra, për të paralajmëruar diçka tjetër. Unë lexova tekstin e mesazhit. Tropoja është një vend i vogël dhe gjatë dekadës së fundit, për fat të mirë, ka patur kthim të shumë njerëzve. Sot ka shumë njerëz që shkojnë për turizëm në Valbonë.

Kjo vrasja e fundit e Gjuriçit rrezikon të kthejë serialin e vrasjeve të viteve ’95 që ishte një serial me nxitje të qartë politike. U vranë më shumë se 150 vetë. Pra i vunë shkrepsën dhe Tropoja aq deshi. Sepse Tropoja ishte vendlindja e Presidentit që ishte rrëzuar nga pushteti. Tropoja u shfrytëzua poltikisht.

Berisha që kur u konfliktua me Shkëlqim Haklajn, ky ka qenë i pari që u vra.

10 ditë para, Azem Hajdari kishte takuar babain e Haklajt për ti thënë nuk kam gisht unë në vrasjen e  djalit tëndë. E dinin të gjithë e dinte dhe Berisha se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, ndërsa doli e tha se e vrau Fatos Nano.

Berisha vete në 1997 kishte thënë ?e dua Shkëlqim Hakjan gjallë a vdekur?. Dhe ky njeri u vra i pari. Aty nisi historia e serialit të përgjakshëm të Tropojës me disa të vrarë, sepse ata mendonin se ka gisht Azem Hajdari dhe u hakmorën. PS sapo erdhi në pushtet emëroi shef komisariati Fatmir Hakjan, më pas Berisha nuk shkoi dot në Tropojë për 13 vjet me radhë.

Askush nuk dha drejtësi për ?dosjen Tropoja? aty ka shumë të vrarë të pafajshëm. Aty ka një dëshmor Jonuz Hyko, shef policie që u vra me dajën e vet tek dera e shtëpisë. Pas këtyre ngjarje (1997-2005) me dhjetëra viktima dhe lagje të braktisura, ra qetësia.

Ndërsa vrasja e fundit është e rëndë dhe pa motiv. E vetmja gjë është se vëllai i tij (viktimës) ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Jeton në Amerikë është shtetas amerikan me shumë biznese, i vetmi që kishte shpëtuar nga zinxhiri i vrasjeve.

Nëse ata reagojnë situata del jashtë kontrollit. Kështu nisi në 1998?, theksoi Hoxha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga