Connect with Us

Sassoli viziton së shpejti Tiranën/ Dritë jeshile nga BE për negociatat?

Politikë

Sassoli viziton së shpejti Tiranën/ Dritë jeshile nga BE për negociatat?

Publikuar

-

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke folur në konferencën e 16 të komisionit parlamentar për integrimin Europian, bëri të ditur se presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë më 4 shkurt në Tiranë.

“Komisioneri ishte në Prishtinë pasi zhvilloi një takim si zyrtarë evropian. Për pak ditë me 3 dhe 4 shkurt Sassoli do të jetë në Tiranë. Janë në krye të axhendës Evropiane. E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur dhe i pa lëshuar. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitit e Ballkanit.”-deklaroi Soreca.

Më tej, Soreca shtoi se Komisioneri i ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi shprehu optimizmin e tij për hapjen e negociatave dhe jo me shumë mundësi do të arrihet shumë shpejt.

“Varhelyi shprehu optimizmin e tij që këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Von der Leayen, deklaroi se samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm në qendër të diskutimit. Duhet të plotësojmë dhe të punojmë, për angazhimet e tyre. Si parlamentare keni rol jetik. Sa i përket zbatimit të Reformave, luftën kundër krimit dhe për shtetin ligjor. roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE nuk është i lehtë por kërkon përkushtueshmëri. Jeni në zemër të procesit. Të monitorohet edhe puna e bërë nga qeveria. Duhet integrim. Nuk është qëllim në vetvete.” tha ndër të tjera Soreca.

LEXO EDHE:  Bregu: Bisedimet më të frytshme janë ato të kafeneve. Ja shembulli

Po ashtu, Soreca tha se BE është pranë shqiptarëve, ndërsa apeloi për dialog mes palëve, duke e cilësuar këtë si jetik.

“Si anëtar të parlamentit keni një rol të rëndësishëm. Është simbol i dialogut politik. Është jetik. Për një progres të mirë. Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin por edhe mes qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk bëhet vetëm në izolim. Arsimi i të rinjve, lidhin këtë rajon me BE. Kemi parë se Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate. Kemi parë se si i gjithë rajoni u bashkua në nëntor pas pasojave të tërmetit, solidariteti duhet të na frymëzoj . BE është pranë jush, duhet të besoni për këtë. ”  u shpreh Soreca./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksionet e bujshme të policisë/ Manjani rendit faktet: Shteti po bën show

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas aksioneve të bujshme të policisë, gjatë ditëve të fundit nëpër qytetet kryesore të vendit.

Manjani thotë shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri, e megjithatë prap nxjerr policë në rrugë për verifikim.
Sipas tij kjo është e gjitha për show e për t’i thënë popullit se “po bëjnë namin”.

“Shumica e automjeteve që janë sot në qarkullim blihen tek dyqane të rregjistruara në Shqipëri. Pra tek pika shitje të njohura ose tek komcensionarët.  Të gjitha automjetet kur blihen, bëhen me akt noterial, ku shteti ka akses 24 orë. Para se të bëhet akti noterial, merret një vërtetim nga instituti i barrëve siguruese. Shumica e transaksioneve bëhen në bankë. Çdo mjet, pavarësisht ku është blerë, rregjistrohet në rregjistrin publik të meteve tek DPSHTRR. Po aty bëhet kontroll fizik dhe targimi i çdo mjeti.
Të paktën një herë në vit mjetet që qarkullojnë verifikohen fizikisht për gjendjen e tyre.
Nga ana tjetër, çdo kush që ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë ka detyrimin të deklarojë të ardhurat. Çdo shtetas Shqiptar ka rekorde, madje biometrike, në rregjistrin e gjendjes civile.
Çdo përdorues mjeti ka të paktën një telefon celular në përdorim.
Pra shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri. E megjithatë prap nxjerr polic në rrugë për verifikim!!! Sigurisht që e bën për shoë. Do ti thotë miletit se “po bëjmë namin”.
Për ligjet e shkelura ditën e natën, ska rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE