Connect with Us

“Rrezik që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet”

Bota

“Rrezik që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet”

Publikuar

-

Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring. Kjo ka të bëjë edhe me shpërbërjen e rendit të vjetër ndërkombëtar.

Më 3 janar 2020 SHBA vranë gjeneralin iranian Ghassem Soleimani përmes një sulmi me dron.

Më 23 gusht 2019 pandehet se shërbimi sekret rus vrau çeçenin në emigracion Zelimkhan Khangoshvili në Berlin.

Më 2 tetor 2018 shërbimi sekret saudit vrau gazetarin Jamal Khashoggi në Stamboll.

Kjo seri vrasjesh, sulmesh dhe rrëmbimesh mund të vazhdohet lehtësisht edhe në Gjermani.

Një valë frikëngjallëse vrasjesh nga shërbime sekrete ka mbërritur tashmë në Europë dhe ka pak gjasa për përmirësim.

“E ardhmja e afërt mund të ketë më shumë vrasje me sfond shërbimet sekrete”, parashikon ish-presidenti i Shërbimit Informativ gjerman BND, Gerhard Schindler, sikurse u shpreh ai në një diskutim zhvilluar  në muzeun gjerman të spiunazhit.

Demonstration in Teherean nach dem Mord an Qasem Soleimani (Getty Images/AFP/A. Kenare)
Vrasja e Soleimanit shkaktoi tensionimin e situatës në Lindjen e Afërt

Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër

Një arsye për këtë është shpërbërja e rendit të vjetër ndërkombëtar. Fuqitë e mëdha SHBA, Rusia dhe Kina konkurrojnë me fuqitë rajonale në ekspansion si Irani dhe Arabia Saudite, Toni po bëhet gjithnjë e më i ashpër. “Mekanizmat ekzistuese për të zgjidhur konfliktet paqësisht, po dështojnë gjithnjë e më më shpesh dhe ka rrezik real, që të normalizohen vrasjet në fshehtësi “, tërheq vëmendjen Patrick Sensburg nga partia kristiandemokrate (CDU).

Eshtë e qartë edhe se: Vrasjet me qëllim aplikohen prej kohësh prej shteteve. Rusia, Izraeli apo SHBA në 30 vitet e fundit rregullisht e kanë përdorur këtë mjet. Ndërsa në Europë pas Luftës së Ftohtë për një kohë të gjatë ka qenë qetësi. Duket se tani këto kohë kanë marrë fund.

Vrasjet sekrete dhe sulmet kanë sfonde të ndryshme: Operacionet si ai i SHBA.së kundër gjeneralit iranian Soleimani apo aksionet e shërbimeve sekrete izraelite kundër Hamasit dhe Hisbollahut synojnë të prekin kundërshtarët ushtarakë. Qëllimi është i qartë, të parandalohen sulmet e ardhshme, pa arritur deri tek lufta.

Jamal Kashoggi (Getty Images/C. McGrath)
Khashoggi u vra në konsullatën arabe në Stamboll, 8 tetor 2018

Shpesh vdesin edhe të paimplikuar

Një lloj krejt tjetër vrasjesh janë sulmet nga hakmarrja. Ndër to bëjnë pjesë p.sh. vrasja e Khangoshvilit apo e Khashoggit, sulmi ndaj Sergej Skripal si edhe sulmet izraelite për vrasjen e kriminelëve nacionalsocialistë të luftës. Me këto synohet shpagimi për veprime në të shkuarën. Kritikët i bëjnë të heshtin dhe njëkohësisht këto sulme kanë vlerë simbolike si paralajmërim ndaj botës.

LEXO EDHE:  OKB, Irani kërkon marrëveshje botërore për çarmatimin bërthamor

Por kush rrezikohet të bjerë viktimë e të tilla sulmeve? Faktikisht kjo prek një grup të vogël personash: Armiq ushtarakë si dhe disidentë politikë, opozitarë apo agjentë që kalojnë në krahun tjetër. Lufta kundër terrorizmit që nga viti 1970 po i shkrin gjithnjë e më shumë këta kufij. Gjithnjë grupe të vogla të organizuara mirë dhe në anonimitet mund të kryejnë sulme dhe po ashtu ato vihen edhe vet në shënjestër të vrasjeve me paramendim. Sulmet e shërbimeve sekrete izraelite kundër udhëheqjes së Hamasit dhe Hisbollahut janë një shembull për këtë.

Një problem i veçantë është: “Vrasje me objektiv të caktuar” tingëllon precize, por prej tyre vdesin faktikisht jo vetëm ata që janë në shënjestër”, por edhe të pa implikuar. Një çift anglez gjeti vdekjen rastësisht, sepse ra në kontakt me gazin e nervave, që ishte destinuar për vrasjen e agjentit rus Sergej Skripal. Në Norvegji shërbimi sekret izraelit ngatërroi një islamist me një kalimtar të pafajshëm – duke vrarë kësisoj personin e gabuar. Gjenerali Soleimani nuk ishte i vetmi i vrarë prej sulmit me dron – prej tij humbën jetën edhe persona, që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Rreziku i dëmeve kolaterale gjatë vrasjeve nuk mund të përjashtohet asnjëherë.

Großbritannien Salisbury - Der Fall Skripal (picture-alliance/dpa/A. Matthews)
Në Salisbury, një çift anglez gjeti vdekjen, kur ra në kontakt me gazin e destinuar për vrasjen e agjentit rus Sergej Skripal

Sinjalizues të kohëve të trazuara

Morali nga historia? Në shtetet si Gjermania, ku dënimi me vdekje është i ndaluar, indinjata morale për operacionet e vrasjeve është mjaft e madhe. Edhe OKB i dënon rregullisht operacionet e vrasjeve.

Kështu ndodhi edhe pas vrasjes së Soleimanit apo të Khashoggit. SHBA, Izraeli apo Rusia megjithatë kanë një tjetër perceptim për të drejtën kur është fjala për mbrojtjen nga terrorizmi dhe kërcënimet për vrasje në botën e jashtme. Për më tepër që pikërisht këto vende vazhdimisht ndodhen në konflikte ushtarake në botë, prej nga rrezikohet siguria e tyre.

Një zgjidhje e kësaj kontradikte duket sot më e largët se kurrë më parë. Ende gjendja në Gjermani është relativisht e qetë. Shumica e „vrasjeve të qëllimshme” ndodhin në rajonet e mëdha të krizave në botë si në Lindjen e Mesme, në Afganistan apo në Ukrainë.

Por globalizimi, migracioni, edhe konflikti ruso-perëndimor po spostohen gjithnjë e më pranë Gjermanisë. Vrasja e Khangoshvilis më 2019 apo rrëmbimi i funksionarit vietnamez Trinh Thanh më 2017 në Berlin janë shenja që sinjalizojnë kohë të trazuara.

Christopher Nehring, Historiker, Berlin (Susanne Schleyer/autorenarchiv.de)
Christopher Nehring

Historiani Christopher Nehring ka mbrojtur doktoraturën me temën mbi shërbimet sekrete dhe është drejtues shkencor i muzeut gjerman të spiunazhit në Berlin. Më 2019 doli në qarkullim libiri i tij i ri “77 mitet më të mdëha të spiunazhit”./ DW

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Stuhia “Ciara” po shkakton tragjedi/ Humbin jetën 2 persona në Britaninë e Madhe

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe si pasojë e stuhisë “Ciara”.

Sipas mediave të huaja, një 59-vjeçar humbi jetën teksa drejtonte makinën, pasi pema e zuri poshtë. Ndërsa viktima e dytë është një 77-vjeçar, i cili rrëshqiti në akull.

Në Britani transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet u anuluan.
Stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm.

LEXO EDHE:  Bilanci i vrasjeve 2016/ Tahiri del blof me shifrat, nuk përfshin viktimat nga armët e ftohta dhe sende të tjera

LEXO EDHE:  Përballja e rrezikshme Iran-SHBA/ Reagon ish-ministri i Brendshëm

Stuhia filloi të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video- Stuhia merr karrocën me gjithë foshnje/ Djali përfundon në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Erërat e forta dhe shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete angleze, veçanërisht në veri të Anglisë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet momenti shokues kur babai përpiqet të ndihmojë fëmijët. Era e fortë rrëzoi djalin e vogël ndërsa mori me vete karrocën me fëmijën në të.
Kalimtarët të tronditur bërtitën pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej nga ndonjë një makinë.

Për fat të mirë babai veproi në kohë ndërsa moment I frikshëm u kap nga një kalimtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet frikshëm shifra/ Arrin në mbi 900 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në mbi 900, ndërsa sot për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë, Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi një lagje të Pekinit dhe një spital për trajtimin e presonave të prekur nga virusi. Ndërkohë, rritja e rasteve në Britani bëri që qeveria e këtij vendi ta shpallë virusin një “kërcënim serioz” për shëndetin publik.

Zyrtarët kinezë të shëndetit raportuan 97 vdekje të reja të dielën. Kjo e çon në 908 numrin e përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë janë raportuar 3.062 raste të reja të virusit, duke i dhënë fund prirjes shumë ditëshe të rënies së numrit të rasteve që kishte sjellë shpresat se masat e kontrollit do të funksiononin.

Me një maskë në fytyrë, Presidenti kinez Xi Jinping bëri një paraqitje publike për herë të parë pas shpërthimit të koronavirusit, duke vizituar një lagje dhe një spital në Pekin. “Duhet të kemi besim. Ne do ta mposhtim këtë epidemi”, tha presidenti kinez.

Britania raportoi të hënën katër raste të reja, duke e sjellë në gjithsej tetë numrin e personave me koronavirus. Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock shpalli virusin një kërcënim për publikun për t’i dhënë qeverisë më shumë fuqi për të izoluar të sëmurët në përpjekjen e saj për të shmangur përhapjen e tij të mëtejshme.

Në Japoni, një anije turistike mbetet në karantinë në Yokohama me 66 raste të reja të raportuara të hënën, më shumë sesa dyfishi i numrit të rasteve të njohura në bord.

Anija Diamond Princess (Princesha e Diamantit) u urdhërua të mbetej në karantinë javën e kaluar pasi një pasagjer i saj, i cili zbriti nga anija në Hong Kong rezultoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Epiqendra e shpërthimit të koronavirusit është në provincën Hubei të Kinës, ku miliona njerëz vazhdojnë të jenë të izoluar. Në zonat e izoluara njerëzit po ankohen për mungesa ushqimore.

LEXO EDHE:  Irani: Do t’i shkarkojmë vetë kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

LEXO EDHE:  Zyrtarët iranianë pohojnë se kanë rrëzuar një aeroplan pa pilot

Zyrtari kinez i tregtisë Ëang Bin tha të dielën se ka mungesa në logjistikë, rritje të çmimeve dhe mungesë të krahut të punës. “Është e vështirë që furnizimi i tregut të arrijë nivelet normale,” tha ai. Aktualisht, ai tha se ka një furnizim pesë-ditor të mishit të derrit dhe vezëve, dhe furnizim tre-ditor të perimeve.

Banka Qendrore e Kinës vuri në dispozicion 300 miliardë juanë (43 miliardë dollarë) për të ndihmuar bizneset e përfshira në luftimin e epidemisë. Joseph Eisenberg, profesor i epidemiologjisë në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin e Miçiganit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte shumë herët për të thënë nëse epidemia ka arritur kulmin për shkak të paqartësisë mbi numrin e rasteve.

“Edhe nëse rastet e raportuara mund të kenë arritur kulmin, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me rastet e paraportuara,” tha ai. “Kjo është veçanërisht një çështje problematike në disa nga zonat më rurale”, tha zoti Eisenberg.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) që shpërtheu në vitet 2002-03, i cili besohet se ka vrarë 774 njerëz dhe të ketë sëmurë gati 8,100 njerëz në Kinë dhe në Hong Kong. /VOA

LEXO TE PLOTE