Connect with Us

“Rekrutues prostitutash”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon prapaskenat e debateve PD-PS

Politikë

“Rekrutues prostitutash”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon prapaskenat e debateve PD-PS

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër në lidhje me të ashtuquajturat debate televizive mes PS dhe PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se debatet në fjalë u ngjajnë rekrutuesve të prostitutavae qe u mbushnin mendjen vajzave te reja se “me prostitucion do besh para e dashur”

Sipas Kullurit si Basha dhe Rama janë tallur me shqiptarët gjatë vitit 2019.

“Të shikoje nëpër studiot e debateve “ciftet e te dashuruarve PS-PD” qe debatonin me analistet ishte nje spektakel i shemtuar politik! Si rekrutues prostitutash qe u mbushnin mendjen vajzave te reja se “me prostitucion do besh para e dashur”! I percane, i perdoren, i nxiten ne lufte dhe dje i tallnin duke u mbushur mendjen se e gjithe 2019 politike ishte nje shaka! Se per qytetaret dhe militantet nuk kane asnje merak. Per ta jane thjeshte “mbushesa topi”, apo me keq “minj laboratori”!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ ODIHR

Publikuar

-

Nga

Ekspertët e OSBE/ ODIHR kanë mbërritur sot në Tiranë.

Ashtu siç ishte lajmëruar, ata do të asistojnë në tyrezën katër palëshe të reformës, ndërsa do të ndërhyjnë në pikat ku palët nuk bien ndakort.

Ekspertët pritet të zhvillojnë dhe një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ndryshku politik i PD-së/Pse nuk meret seriozisht opozita e Lulzim Bashës?

LEXO EDHE:  Si i “vrau” Berisha nga zyra ushtarët e Ramës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksionet e bujshme të policisë/ Manjani rendit faktet: Shteti po bën show

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas aksioneve të bujshme të policisë, gjatë ditëve të fundit nëpër qytetet kryesore të vendit.

Manjani thotë shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri, e megjithatë prap nxjerr policë në rrugë për verifikim.
Sipas tij kjo është e gjitha për show e për t’i thënë popullit se “po bëjnë namin”.

“Shumica e automjeteve që janë sot në qarkullim blihen tek dyqane të rregjistruara në Shqipëri. Pra tek pika shitje të njohura ose tek komcensionarët.  Të gjitha automjetet kur blihen, bëhen me akt noterial, ku shteti ka akses 24 orë. Para se të bëhet akti noterial, merret një vërtetim nga instituti i barrëve siguruese. Shumica e transaksioneve bëhen në bankë. Çdo mjet, pavarësisht ku është blerë, rregjistrohet në rregjistrin publik të meteve tek DPSHTRR. Po aty bëhet kontroll fizik dhe targimi i çdo mjeti.
Të paktën një herë në vit mjetet që qarkullojnë verifikohen fizikisht për gjendjen e tyre.
Nga ana tjetër, çdo kush që ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë ka detyrimin të deklarojë të ardhurat. Çdo shtetas Shqiptar ka rekorde, madje biometrike, në rregjistrin e gjendjes civile.
Çdo përdorues mjeti ka të paktën një telefon celular në përdorim.
Pra shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri. E megjithatë prap nxjerr polic në rrugë për verifikim!!! Sigurisht që e bën për shoë. Do ti thotë miletit se “po bëjmë namin”.
Për ligjet e shkelura ditën e natën, ska rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE