Connect with Us

“Rama është tradhtar dhe Haradinaj patriot/ Këtë s’ka gjyq që e ndryshon”

Politikë

“Rama është tradhtar dhe Haradinaj patriot/ Këtë s’ka gjyq që e ndryshon”

Publikuar

-

“Rama është tradhtar dhe Haradinaj patriot”, kështu shkruan nën kryetari i LSI, Petrit Vasili.
Sipas tij, Rama e urren Shqipërinë dhe Haradinaj derdh gjak për Kosoven.

Kjo deklaratë e Vasilit vjen pas padisë që i bëri kryeministri Rama në gjykatën e Prishtinës, presidentit në ikje të Kosovës.

“Që Rama është tradhetar dhe Haradinaj patriot këtë s’ka gjyq që e ndryshon.
Që Rama e urren Shqipërinë dhe Haradinaj derdh gjak për Kosovën as këtë nuk e ndryshon dot asgjë.
Që Rama shkatërron Shqipërinë për karrigen e tij dhe Haradinajt nuk i intereson fare karrigia e tij para interesit të Kosovës as këtë nuk e luan topi. Që Rama kryeministër vjedh zgjedhjet në Shqipëri dhe Haradinaj kryeministër bën zgjedhje shembullore në Kosovë as këtë s’ka bir nëne ta diskutojë.
Që Rama i përcan shqiptarët dhe Haradinaj i bashkon as këtë nuk e diskuton dot kërkush.
Ky është Rama dhe ky është Haradinaj dhe gjykimi i shqiptarëve është bërë dhe vendimi i tyre është:
Rama është tradhtar dhe Haradinaj patriot”, shkruan Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Përplasja në qeveri/ LSI humbet një ministri

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Edi Rama mbështetës i krimit, grabitës i shqiptarëve

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE