Connect with Us

Policia aksion “blic”/ Sekuestrohen 60 kg kanabis çokollatë, në pranga 4 persona

Kronika

Policia aksion “blic”/ Sekuestrohen 60 kg kanabis çokollatë, në pranga 4 persona

Publikuar

-

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të tjera, për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Deri më tani raportohet se është goditur një grup kriminal, ndërsa është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e llojit kanabis sativa, në formë çokollate.

Të arrestuarit nga operacioni antidrogë janë Pajtim Aga, Sh.M, E.R. dhe D.M.

Operacioni është në vijim dhe i shtrirë në disa qytete, si Tiranë, Dibër, Fier e Durrës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë varet…

Publikuar

-

Nga

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë do varet…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë paralajmërime të forta për drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit gjatë një takimi që ka zhvilluar me ta.

Veliu i ka kërkuar atyre angazhim maksimal për zbardhjen e krimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, ndërsa i ka caktuar detyra dhe ka vendosur afate.

Drejtori i Polisisë së Shtetit ka paralajmëruar vartësit se qëndrimi i tyre në detyrë do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun së fundmi.



Pas urdhrit të tij është hartuar një plan masash për kontrolle blice në të gjithë territorin dhe ka ngritur postblloqe për të kontrolluar personat që qarkullojnë me armë.

LEXO EDHE:  Operacion antikanabis ne Tropoje/ Arrestohet nje person ne kerkim tre djemte e tij

LEXO EDHE:  Policia kontroll në banesa të karantinuarve/ Rama: I dinë të gjitha, të infektuarit të respektojnë rregullat

Gjithashtu Veliu ka urdhëruar të mbahen nën kontroll personat me precedentë penalë në fushën e krimit dhe të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, sot janë kryer disa kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit. Këto kontrolle vijnë pas atentateve të bëra ditëve të fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit. Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njofton policia.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksion në Berat për personat në kërkim/ 100 automjete në “sitën” e policisë

Publikuar

-

Nga

Aksion në Berat për personat në kërkim/ 100 automjete në “sitën” e policisë

Policia dhe forcat “Shqiponja”, gjatë mbrëmjes së sotme ka kryer kontrolle në Berat për të parandaluar shkelje nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Policia ka ngritur postblloqe, duke vijuar kontrolle të imtësishme, për drogë apo armë. Gjatë kontrolleve janë verifikuar nëse drejtuesit e automjeteve janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera.



Mësohet se në katër orët e para të këtij aksioni, janë kontrolluar rreth 100 automjete si edhe janë vendosur masa administrative, në rastet ku janë konstatuar shkelje./CNA.al

LEXO TE PLOTE