Connect with Us

Pengmarrja në Kamëz/ Policia jep detaje për ngjarjen

Kronika

Pengmarrja në Kamëz/ Policia jep detaje për ngjarjen

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mesditës së sotme në Kamëz ku një person u mor peng
Sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Ndërroi tre herë emrin/ Zbardhet pasuria e prokurorit të ndëshkuar nga Policia

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë, drogë dhe municione/ 4 të arrestuar në Fier

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë/ Policia ndalon Oriola Marashin

Publikuar

-

Nga

Vajza e njohur e showibizzit shqiptar, Oriola Marashi është ndaluar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në makinë.

Sipas gazetës “Si”, Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi, pasi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,, si dhe E. Krasniqi.

Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia/ Arrestohet në Durrës 33-vjeçari

LEXO EDHE:  Shpërndanin lëndë narkotike/ Në pranga 5 persona

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, mësohet të ketë thënë modelja.
Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga plagosja në Durrës/ Autori i dyshuar si grabitësi i pikës së kredidhënies

Publikuar

-

Nga

Identifikohet autori i dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e pronarit të një shtëpie në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas Report Tv, autori i dyshuar është Astirt Thaçi 27 vjeç, banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30 për të grabitur.
I zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.
27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.
Ndërkohë, autoritetet janë në vënë në ndjekje të të riut./CNA.al

LEXO TE PLOTE